SUPLEMENTE DHE USHQIME

Saw Palmetto Extract 160mg x 120 Softgels

Suplement ushqimor me bazë bimore i formuluar për të përmirësuar funksionin normal të prostatës dhe shëndetin e traktit urinar te meshkujt.
In stock
SKU
13393
Special Price 3 240 Lekë Regular Price 4 050 Lekë
-20%

Now Saw Palmetto Extract 160 mg Softgels është një suplement ushqimor me ekstrakt të Saw Palmetto, një bimë me origjinë nga juglindja e Shteteve të Bashkuara, e njohur për përmbajtjen e saj të acideve yndyrore dhe steroleve natyrale.

Ky suplement është formuluar për të përmirësuar funksionin normal të prostatës dhe shëndetin e traktit urinar të poshtëm te meshkujt. Ekstrakti i Saw Palmetto është studiuar gjerësisht për rolin e tij në ruajtjen e mirëqenies së sistemit urinar dhe të funksionit normal të prostates.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Saw Palmetto (Serenoa repens) – Ekstrakt i standardizuar -> Përbërësi kryesor aktiv i këtij suplementi. Përmban acide yndyrore dhe sterole bimore që përdoren për të mbështetur funksionin normal të prostatës dhe traktit urinar të poshtëm te meshkujt. 
  • Acidet yndyrore natyrale-> Përbërës bioaktivë të pranishëm në ekstraktin e Saw Palmetto, të cilët konsiderohen të rëndësishëm për aktivitetin biologjik të bimës dhe përmirësimin e funksioneve fiziologjike të prostatës.
  • Sterole bimore (Phytosterols)-> Përbërës natyralë që gjenden në ekstrakt dhe kontribuojnë në profilin funksional të Saw Palmetto, duke përmirësuar shëndetin e sistemit urinar mashkullor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë me ekstrakt bimor të përqendruar në formë softxhel. 
  2. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm tek meshkujt me probleme të prostatës ose sistemit urinar. 
  3. Lehtësisht i integrueshëm në rutinën e suplementimit ditor.  
  4. Formë praktike për marrje të lehtë dhe përdorim të rregullt. 
  5. Suplement bimor i përshtatshëm për stil jetese të shëndetshëm.

Suplementi Now Saw Palmetto Extract 160 mg Softgels është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga meshkujt me probleme të prostatës ose të sistemit urinar.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë xhelatinoze dy herë në ditë, preferueshëm një kapsulë në mëngjes dhe një kapsulë në darkë, nëse është e mundur pas vakteve të ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

120 Kapsula Xhelatinoze.

Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Saw Palmetto Berry Extract
(Serenoa repens) (min. 85% Fatty Acids)

160 mg *

Other Ingredients; Softgel Capsule [bovine gelatin (BSE-free), glycerin, water, caramel color] and Organic Extra Virgin Olive Oil.

Back to Top