Vitamina dhe Suplemente

ESI Serenesi Be Calm x 60 Capsules

Suplement ushqimor natyral i formuluar për të favorizuar relaksimin, për të ndihmuar në menaxhimin e stresit psikofizik dhe për të përmirësuar ekuilibrin emocional dhe mirëqenien mendore.
In stock
SKU
13039
Special Price 1 960 Lekë Regular Price 2 450 Lekë
-20%

ESI Serenesi Be Calm është një suplement ushqimor i formuluar për kujdesin e sistemit nervor dhe për të kontribuar në relaksimin dhe mirëqenien psikofizike gjatë periudhave të stresit dhe lodhjes. Formula kombinon ekstrakte bimore të livandës dhe rodiolës me magnez, vitaminë B6, acid gama-aminobutirik (GABA) dhe L-teaninë, duke ofruar një kombinim të përzgjedhur për kujdesin e përditshëm të organizmit.

Prania e këtyre përbërësve e bën suplementin të përshtatshëm për periudhat që karakterizohen nga stres, lodhje fizike ose mendore dhe nevojë për relaksim. Magnezi dhe vitamina B6 plotësojnë formulën me përbërës të rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionimin psikologjik. Formula nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues, gluten apo OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Livanda-> Ndihmon në relaksim në periudha stresi dhe kontribuon në ruajtjen e një humori normal.
  • Rodiola-> Ka veti tonike dhe adaptogjene dhe përdoret për të ndihmuar organizmin gjatë periudhave të lodhjes fizike dhe mendore.
  • L-Teanina-> Aminoacid që gjendet natyrshëm në gjethet e çajit jeshil dhe plotëson formulën e orientuar drejt relaksimit dhe mirëqenies psikofizike.
  • Acidi gama-aminobutirik (GABA)-> Përbërës natyral i pranishëm në organizëm që plotëson formulën e dhe kontribuon në kujdesin e sistemit nervor.
  • Magnezi-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionin normal psikologjik, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Vitamina B6-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik, si dhe në funksionimin normal të metabolizmit të energjisë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në përballimin e periudhave të stresit psikofizik dhe lodhjes së përditshme.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  4. Ndihmon në ruajtjen e një gjendje normale të humorit.
  5. I përshtatshëm për periudhat e ngarkesës fizike dhe mendore.
  6. Ofron një kombinim të përbërësve bimorë, vitaminave, mineralit dhe aminoacideve në një formulë të vetme.
  7. Formula nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues, gluten apo OMGJ.
  8. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Serenesi Be Calm është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Përbërësit kryesorë të formulimit  Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë i livandës

1250 mg

L-Teaninë

200 mg

Acid gama-aminobutirik (GABA)

100 mg

Ekstrakt i thatë i standardizuar i rodiolës

100 mg

Rosavina totale

3 mg

Salidrozid

1 mg

Magnez

56.2 mg

Vitaminë B6

1.4 mg
↑
Back to Top