Vitamina dhe Suplemente

ESI Serenesi Strong x 60 Tablets

Suplement ushqimor natyral i formuluar për të ndihmuar në përballimin e stresit dhe lodhjes nervore, si dhe për të kontribuar në ruajtjen e një gjendje normale të humorit dhe mirëfunksionimit psikologjik.
In stock
SKU
13038
Special Price 2 248 Lekë Regular Price 2 810 Lekë
-20%

ESI Serenesi Strong është një suplement ushqimor i formuluar për kujdesin e mirëqenies psikofizike gjatë periudhave të stresit, lodhjes dhe ngarkesës së përditshme. Formula e tij kombinon ekstrakt të titruar të Lulebasanit (Hypericum perforatum) me Ashwagandha (Withania somnifera), magnez dhe vitaminë B6, duke ofruar një kombinim të përzgjedhur për kujdesin e përditshëm të organizmit.

Falë kësaj formule, ESI Serenesi Strong është i përshtatshëm për periudhat kur stresi dhe lodhja fizike ose mendore shoqërohen me nevojë për më shumë qetësi, relaksim dhe ekuilibër psikofizik. Në dozën ditore, produkti siguron 700 mg ekstrakt të titruar të Lulebasanit, ndërsa prania e magnezit dhe vitaminës B6 plotëson formulën me lëndë ushqyese të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit. Formula nuk përmban gluten, OMGJ, konservues apo ngjyrues artificialë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Lulebasi (Hypericum perforatum)-> Kontribuon në ruajtjen e një humori normal dhe përdoret tradicionalisht për kujdesin ndaj ekuilibrit emocional.
  • Ashwagandha (Withania somnifera)-> Ka veti tonike dhe adaptogjene dhe ndihmon organizmin gjatë periudhave të lodhjes fizike dhe mendore.
  • Magnezi-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Vitamina B6-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik, si dhe në metabolizmin normal të energjisë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në përballimin e periudhave të stresit dhe lodhjes fizike e mendore.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik.
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  4. Kontribuon në ruajtjen e një humori normal.
  5. Ofron një kombinim të përbërësve bimorë, magnezit dhe vitaminës B6 në një formulë të vetme.
  6. Formula nuk përmban gluten, OMGJ, konservues apo ngjyrues artificialë.
  7. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Serenesi Strong është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë i Lulebasanit (Hypericum perforatum), i titruar në 0,1%

700 mg

Hipericina totale, e shprehur si hipericinë

0.7 mg

Ekstrakt i thatë i Ashwagandha-s (Withania), i titruar në 10%

250 mg

Glikozide withanolidike

25 mg

Vitaminë B6

2.8 mg

Magnez

112.8 mg
↑
Back to Top