Solgar Beta-Carotene x 60 Softgels
Suplementi Solgar Beta-Carotene 7 mg ofron një nga burimet më të pastra natyrale të beta-karotenit, e nxjerrë nga mikroalga Dunaliella salina. Kjo algë unike prodhon jo vetëm beta-karoten, por edhe karotenoide të tjera përfitimprurëse, duke përfshirë alfa-karoten, luteinë, zeaksantinë dhe kriptoksantinë.
Beta-karoteni është një karotenoid, një pigment bimore që i jep ngjyrat e pasura perimeve portokalli dhe të gjelbra. Ai është një antioksidant thelbësor që ndihmon në mbrojtjen e qelizave kundër dëmtimit nga radikalet e lira, ndërkohë që vepron edhe si pararendës i vitaminës A.
Vitamina A mbështet shëndetin e shikimit, të lëkurës dhe funksionin imunitar.
Duke qenë se radikalet e lira prodhohen nga proceset e përditshme si frymëmarrja, ushtrimet fizike, stresi dhe ekspozimi ndaj ndotjes ose rrezeve UV, marrja e mjaftueshme e antioksidantëve si beta-karoteni është kyçe për shëndetin e përgjithshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira.
- Mbështet shëndetin e syve, mbrojtjen imunitare dhe shëndetin e lëkurës, meqënëse është pararendës i vitaminës A.
- Suplementi ka një formulë të pasur me karotenoide dhe është një burim natyral me pastërti dhe fuqi maksimale.
- Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi nga dielli.
- Forcon sistemin imunitar dhe atë të përgjithshëm.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Natural Source Mixed Carotenoids (from D. Salina) |
47 mg | * |
|
Beta-carotene |
7 mg |
* |
|
Alpha-carotene |
331 µg | * |
|
Other Carotenoids (cryptoxanthin, zeaxanthin, lutein) |
188 µg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Agjentë fryrës (vaj karafil, vaj ulliri), mbështjellës i kapsulës së butë (gelatinë nga viçi, glicerinë bimore nga vaj palma dhe vaj kokosi), përzierje karotenoidesh natyrale, agjent ngjitës (dyll i verdhë bletësh).
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Sheqer, kripë, niseshte, maja, grurë, sojë, produkte qumështi, konservantë, ëmbëlsues apo aroma artificiale.