SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Calcium Citrate with Vitamin D x 60 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave dhe muskujve, duke ofruar një formë lehtësisht të përthithshme të kalciumit të kombinuar me Vitaminë D3 për të ndihmuar asimilimin e tij.
In stock
SKU
solgar18
Special Price 1 800 Lekë Regular Price 2 113 Lekë
-15%

Suplementi Solgar Calcium Citrate me Vitaminë D3 ofron një formë të kalciumit që përthithet me lehtësi, e kombinuar me Vitaminë D3, për të mbështetur kocka të forta, dhëmbë dhe shëndetin e përgjithshëm skeletik.

Me kalimin e moshës, përthithja e kalciumit zvogëlohet, duke e bërë suplementimin të domosdoshëm për të ruajtur densitetin e kockave dhe funksionin e muskujve.

Kjo formulë e suplementit përdor kalcium citrat, një formë biodisponueshme ideale për individët me ndjeshmëri të tretjes, duke siguruar përthithje optimale të kalciumit, me përfitimin shtesë të Vitaminës D3 për përdorim më të mirë të tij.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet kocka dhe dhëmbë të fortë çdo ditë. 
  2. Ndihmon muskujt të funksionojnë normalisht dhe me energji. 
  3. Siguron kalcium që përthithet lehtësisht,prandaj është i përshtatshëm edhe për stomakun e ndjeshëm. 
  4. Vitamina D3 ndihmon trupin të përdorë kalciumin në mënyrë optimale. 
  5. Kontribuon në mbrojtjen e sistemit imunitar. 
  6. Mbështet densitetin kockor dhe shëndetin skeletik gjatë plakjes. 
  7. Ndihmon ruajtjen e ekuilibrit mineral të trupit.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 4 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin D3 (as cholecalciferol)

600 IU 300 %

Calcium (as citrate)

1000 mg 125 %

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë të tillë si; kalcium citrat, agjentë fryrës si celulozë mikrokristaline dhe fosfat dicalcium, agjentë anti-ngjitës si dioksid silikoni dhe stearat magnezi bimore, gomë celuloze me lidhje të kryqëzuara, mbulesë tabletash (hidroksipropil metilcelulozë, glicerinë bimore nga vaj rapeseed, silikat magnezi, stearat magnezi bimore) dhe kolekalciferol (Vitaminë D3).

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; laktozë, sheqer, konservues, sojë, maja, ngjyra artificiale, ëmbëlsues apo aromë artificiale.

Back to Top