SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Calcium Magnesium Plus Boron x 100 Tablets

Suplement ushqimor cilësor i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave, muskujve dhe sistemit nervor, duke kombinuar minerale esenciale që kontribuojnë në forcën, densitetin dhe funksionimin normal të trupit.
In stock
SKU
solgar19
Special Price 1 900 Lekë Regular Price 2 235 Lekë
-15%

Suplementi Solgar Calcium Magnesium Plus Boron është një suplement, i cili në përbërje të tij ka kalcium, magnez dhe bor, të cilët janë minerale thelbësore për funksionimin optimal të organizmit të njeriut.

  • Kalciumi është minerali që gjendet në sasinë më të madhe në trupin tonë dhe ruhet kryesisht në kocka. Ai është i domosdoshëm për kocka dhe dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm. Me kalimin e moshës, përthithja e kalciumit zvogëlohet, prandaj duhet të sigurohemi që të marrim sasi të mjaftueshme kalciumi përmes dietës, duke konsumuar produkte qumështi si qumështi, kosi, djathi dhe gjalpi. Marrja e sasive të përshtatshme të kalciumit si pjesë e një diete të shëndetshme, së bashku me aktivitet fizik, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të problemeve shëndetësore që lidhen me kockat dhe nyjet në moshë më të vonshme. Kur nuk arrijmë të përmbushim nevojat për kalcium përmes ushqimit, mund të rekomandohet përdorimi i një suplementi, të tillë si Solgar Calcium Magnesium Plus Boron.
  • Magnezi konsiderohet nga si një mineral jetik, i nevojshëm për çdo organ të trupit dhe gjendet natyrshëm në perimet me gjethe jeshile. Ai mund të rekomandohet për nxitjen e relaksimit, mbështetjen e funksionit muskulor, çlirimin e energjisë nga ushqimi dhe kështu reduktimin e lodhjes, si edhe për ndihmën në ruajtjen e një gjendjeje mendore të ekuilibruar.
  • Bori është një mineral i rëndësishëm që gjendet në ushqime të plota si fasulet, arrat, drithërat dhe avokadot, si edhe në fruta si manaferrat, portokallet dhe rrushi. Gjurmë të borit gjenden gjithashtu në ujin e pijshëm. Suplementet me bor rekomandohen veçanërisht për personat që ndjekin një dietë të kufizuar, si për shembull veganët. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në forcimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve. 
  2. Mbështet funksionimin normal të muskujve. 
  3. Kontribuon në shëndetin e sistemit nervor. 
  4. Ndihmon në uljen e lodhjes. 
  5. Përmirëson përthithjen dhe përdorimin e mineraleve në organizëm. 
  6. Ndihmon në ruajtjen e densitetit të kockave me kalimin e moshës. 
  7. Mbështet ekuilibrin mendor dhe relaksimin.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Calcium (as calcium carbonate, calcium gluconate, calcium citrate)

1000 mg 77%

Magnesium (as magnesium oxide, magnesium citrate, magnesium gluconate)

400 mg 95%

Sodium

10 mg <1%

Boron (as boron citrate)

3 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Mikrokristalinë celuloze, celulozë bimore, acid citrik, magnezium stearat bimore, glicerinë bimore, acid stearik bimore, dylli karnauba.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, produkte qumështi, sojë, maja, sheqer, aromë artificiale, ëmbëlsues dhe ngjyrues.

 

Back to Top