Solgar Chelated Magnesium x 100 Tablets
Suplementi Solgar Chelated Magnesium është një suplement që në përbërje të tij ka magnez që vjen në formë aminokelatuese me përthithje të lehtë dhe biodisponibilitet të lartë.
Ai përmban magnez të lidhur me dy molekula të acidit amino glicinë, gjë që e bën më të lehtë për t’u përthithur dhe përpunuar nga sistemi tretës, duke ofruar përthithje më të madhe se format e tjera joorganike të magnezit. Kjo formë e magnezit është e përshtatshme për përmirësimin e shëndetit të kockave dhe muskujve, reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes, dhe mbështet funksionin normal të nervave dhe muskujve.
Suplementi Solgar Chelated Magnesium promovon gjithashtu rregullimin e ritmit të zemrës, uljen e presionit të gjakut, mbështet një sistem imunitar të shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të nervave, redukton stresin dhe promovon relaksim.
- Luan rol kyç në metabolizmin e energjisë dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes.
- Mbështet kontraktimet dhe relaksimin normal të muskujve, duke ndihmuar në rikuperim dhe performancë.
- Kontribuon në shëndetin e kockave, duke siguruar kocka të forta dhe të shëndetshme.
- Ndihmon në funksionin psikologjik normal, duke ndihmuar në menaxhimin e stresit dhe balancimin e humorit.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 4 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Calories |
10 | * |
|
Total Carbohydrate |
2 g | 1%* |
|
Magnesium |
400 mg | 95% |
|
Sodium |
10 mg | <1% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Mikrokristaline Celulose, Celulozë bimore, Silica, Magnesium Stearat bimore, Glicerinë bimore, Dylli Karnauba. Përmban përbërës që mund të shkaktojnë ndryshime në ngjyrë dhe pamje me kalimin e kohës.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, maja, sheqer, aromë artificiale, ëmbëlsues artificiale, ngjyrues artificiale.