Solgar Collagen Hyaluronic Acid Complex x 30 Tablets
Suplementi Solgar Collagen Hyaluronic Acid Complex është një suplement i formuluar për kujdesin e lëkurës.
Ai përmban një kombinim të kolagjenit të hidrolizuar tip II, acidit hialuronik, sulfatit të kondroitinës dhe vitaminës C. Këto përbërës synojnë të forcojnë strukturën e lëkurës, të ruajnë pamjen e saj të lëmuar, elastike dhe me më pak rrudha, si dhe të ofrojnë efekt antioksidues.
Kompleksi i acidit hialuronik i këtij suplementi, me vitaminë C dhe kolagjen përdoret si një produkt anti-plakje që ndihmon në ushqimin e lëkurës nga brenda, rrit elasticitetin dhe promovon prodhimin e shëndetshëm të kolagjenit. Kolagjeni i hidrolizuar tip II dhe acidi hialuronik janë elementë natyralë të pranishëm në lëkurë, ndërsa vitamina C kontribuon në formimin normal të kolagjenit në trup dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ.
Përbërësit kryesorë të suplementit dhe vetitë e tyre janë:
- Acidi hialuronik; Substancë natyrale e sintetizuar nga trupi, e rëndësishme për hidratimin e indeve dhe ruajtjen e ujit në to. Ai është thelbësor për rigjenerimin dhe integritetin e lëkurës dhe nyjeve. Kur kombinohet me kolagjen, acidi hialuronik mund të japë një pamje rinore, duke zbutur rrudhat e holla dhe vijat, si dhe duke i dhënë lëkurës energji dhe shkëlqim.
- Sulfati i kondroitinës; Lidhet me molekulat e ujit, duke rritur elasticitetin e kërcit, dhe stimulojnë sintezën e kolagjenit dhe proteoglikaneve, duke kontribuar kështu në integritetin e kërcit.
- Vitamina C; Kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, kërcit dhe lëkurës.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin C (as calcium ascorbate) |
100 mg | 167 % |
|
BioCell Collagen II |
1200 mg | * |
|
Hydrolyzed Collagen Type II |
720 mg | * |
|
Chondroitin Sulfate |
192 mg | * |
|
Hyaluronic Acid |
120 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Celulozë mikrokristaline, celulozë bimore, stearat magnezi bimore, lëng frutash dhe perimesh (ngjyrë), silikë, ekstrakt spiruline (ngjyrë), glicerinë bimore, dylli carnauba.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, produkte qumështi, sojë, maja, sheqer, aromë artificiale dhe ëmbëlsues.