SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Ester-C Immune Complex x 60 Caps

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur mbrojtjen e sistemit imunitar, duke përfshirë një formë të vitaminës C me përthithje të lartë. Ai ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, promovon rikuperimin më të shpejtë pas lodhjes dhe gjithashtu kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar gjatë të gjithë ditës.
In stock
SKU
solgar12
Special Price 3 120 Lekë Regular Price 3 669 Lekë

Suplementi ushqimor Solgar Ester-C Immune Complex është një zgjedhje ideale për të furnizuar organizmin me përbërës thelbësorë që punojnë së bashku për të forcuar mbrojtjen natyrale të trupit.

Përbërësi kryesor i këtij suplementi është është vitamina C në një formë të patentuar të quajtur Ester-C, e cila është jo-acide dhe e butë për stomakun. Ajo gjithashtu qëndron më gjatë në organizëm dhe kryen funksionet e saj me kapacitet të plotë krahasuar me acidin askorbik tradicional.

Formulimi përmban gjithashtu disa vitamina të tjera, duke përfshirë A, B6, B12 dhe D3. Secila prej tyre ka një efekt që ndihmon në ruajtjen dhe forcimin e sistemit imunitar. Disa prej tyre, si vitamina C, veprojnë si antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit oksidativ të qelizave të trupit.

Suplementi përmban edhe zink, i cili është një element gjurmë thelbësor për sistemin imunitar, pasi ndihmon në ndërtimin e disa mekanizmave mbrojtës të trupit, si limfocitet, antitrupat dhe qelizat e tjera. Zinku gjithashtu ndihmon në stabilizimin e membranave qelizore për të parandaluar infektimin ose sulmet nga patogjenët.

Ekstraktet natyrale të përfshira në formulën e suplementit janë Astragalus, Elderberry (manaferra e zezë) dhe Echinacea. Secili prej tyre është i pasur me mikro përbërës të ndryshëm që mbështesin funksionimin normal të sistemit imunitar.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Forcon mbrojtjen natyrale të organizmit çdo ditë. 
  2. Ndihmon trupin të përballet më mirë me stresin dhe lodhjen. 
  3. Mban sistemin imunitar të aktiv dhe të qëndrueshëm. 
  4. Mbështet shëndetin e qelizave dhe parandalon dëmtimin oksidativ. 
  5. Përmirëson rezistencën ndaj infeksioneve të zakonshme. 
  6. Suplementi ka një formulë, e cila është e butë për stomakun dhe e lehtë për t’u përthithur.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur para ose gjatë vaktit të ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Calories

15  

Total Fat

1 g 1%*

Total Carbohydrate

1 g <1%*

Vitamin A (as Retinyl Palmitate)

750 mcg 83%

Vitamin C (as Ester-C Calcium Ascorbate)

1,000 mg 1,111%

Vitamin D (as D3 Cholecalciferol)

15 mcg (600 IU) 75%

Vitamin B-6 (as Pyridoxine Hydrochloride)

2 mg 118%

Folate

666 mcg DFE
(400 mcg Folic Acid)
167%

Vitamin B-12 (as Cyanocobalamin)

6 mcg 250%

Biotin

300 mcg 1,000%

Pantothenic Acid (as d-Calcium Pantothenate)

10 mg 200%

Magnesium (as Magnesium Oxide)

25 mg 6%

Zinc (as Zinc Oxide)

15 mg 136%

Elderberry Complex (Sambucus nigra) (berry)

17 mg *

Echinacea (Echinacea purpurea) (aerial)

16.5 mg *

Astragalus (Astragalus membranaceous) (root)

16.5 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Vaj nga klithi i orizit, gelatinë, glicerinë bimore, ngjyrë karamel natyrale, mjaltë i verdhë, lecitina e lulediellit, pluhur karobe (për ngjyrë).

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, sojë, maja, sheqer, kripë, aroma artificiale, ëmbëlsues artificialë.

Back to Top