Solgar Ester-C Plus 500mg Vitamin C x 50 Caps
Solgar Ester-C Plus është një suplement ushqimor që ndihmon në funksionimin e duhur të aspekteve të ndryshme të trupit. Ky produkt ofron një sasi të madhe përbërësish që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e strukturave të trupit, për përmirësimin e sistemit imunitar dhe për mbrojtjen e qelizave.
Së pari, vitamina C konsumohet shumë shpesh për të përforcuar përgjigjen e sistemit imunitar. Ky efekt e bën trupin më rezistent ndaj virozave si gripi dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga mikroorganizmat patogjenë.
Veprimi antioksidues i këtij produkti është shumë i rëndësishëm. Normalisht, në trup gjenerohen radikalë të lirë, të cilët janë produkt i reaksioneve trupore për shkak të stimujve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm. Kur janë në tepricë, këta radikalë mund të dëmtojnë qelizat dhe të ndikojnë negativisht në indet. Përfitimi i suplementit është që qelizat të funksionojnë siç duhet dhe gjithashtu të riparohen gradualisht, duke ndihmuar edhe në parandalimin e plakjes së parakohshme.
Nga ana tjetër, vitamina C stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili është shumë i rëndësishëm për të gjitha organet dhe indet. Strukturat që përfitojnë më së shumti nga kolagjeni janë kockat, kërcet, dhëmbët dhe lëkura. Për më tepër, forma e vitaminës C në këtë produkt është jo acide dhe përthithet lehtë, një avantazh i veçantë për njerëzit me stomak të ndjeshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Forcon natyrshëm mbrojtjen e trupit çdo ditë.
- Ndihmon të ndiheni më energjik dhe i qëndrueshëm.
- Mbron qelizat nga dëmtimi oksidativ.
- Mbështet shëndetin e lëkurës, kockave dhe dhëmbëve.
- Suplementi ka një formulë të butë për stomakun dhe është lehtë për t’u tretur.
- Ndihmon trupin të rikuperohet më shpejt pas stresit.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin C |
500 mg | 556% |
|
Citrus Bioflavonoid Complex |
25 mg | * |
|
Acerola Extract (Malpighia glabra) (fruit) |
10 mg | * |
|
Rose Hips (fruit) |
10 mg | * |
|
Rutin |
5 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Celulozë bimore, stearat magnezi bimore, silic.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, maja, sheqer, kripë, aroma artificiale, ëmbëlsues artificialë, ngjyrues artificialë.