SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Folacin 400μg x 100 Tablets

Suplement ushqimor cilësor që përmban acid folik në formë të pastër, i formuluar për të mbështetur shëndetin e grave gjatë planifikimit dhe periudhës së shtatzënisë, për formimin normal të qelizave të gjakut dhe sintezën e ADN-së, si dhe për të ndihmuar funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes.
In stock
SKU
solgar15
Special Price 820 Lekë Regular Price 967 Lekë
-15%

Suplementi Solgar Folacin 400 µg furnizon organizmin me vitaminën B9, një lëndë ushqyese thelbësore me rol kyç në shtatzëni, metabolizmin e energjisë dhe shëndetin qelizor.

Acidi folik njihet veçanërisht për mbështetjen e rritjes së indeve të nënës gjatë shtatzënisë, por gjithashtu kontribuon metabolizmin e homocisteinës dhe funksionimin e sistemit imunitar. Meqenëse trupi nuk mund të ruajë sasi të mëdha të tij, suplementimi ditor siguron marrje të qëndrueshme.

Acidi folik rekomandohet fuqimisht për gratë që janë shtatzëna ose planifikojnë një shtatzëni të afërt, pasi mbështet rritjen e indeve të nënës dhe ndihmon në uljen e rrezikut të defekteve të tubit neural te fetusi në zhvillim.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet rritjen normale të indeve të nënës gjatë shtatzënisë. 
  2. Kontribuon në formimin normal të qelizave të gjakut. 
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë përmes metabolizmit që prodhon energji. 
  4. Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  5. Luan rol të rëndësishëm në procesin e ndarjes qelizore dhe sintezën e aminoacideve.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Folic acid (as pteroylmonoglutamic acid)

400 μg 200 %

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë të tillë si; agjentë fryrës (fosfat kalciumi, celulozë mikrokristaline), agjentë anti-ngjitës (acid stearik bimore, dioksid silikoni), gome celuloze me lidhje të kryqëzuara, acid folik.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, laktozë, sheqer, konservues, sojë, ngjyra artificiale, maja dhe aromë artificiale.

Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top