SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Folate 400μg x 50 Tablets

Suplement ushqimor i pasur me acid folik, e njohur si Metafolin, i cili mbështet shëndetin e qelizave, formimin normal të qelizave të gjakut dhe mirëqenien e përgjithshme, duke qenë veçanërisht i rekomanduar për gratë gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjatë planifikimit të saj.
In stock
SKU
solgar16
Special Price 1 750 Lekë Regular Price 2 053 Lekë
-15%

Suplementi Solgar Folate 400 µg ofron folate të cilat janë të gatshme për t`u përdorur nga trupi, në formën e Metafolin (kalcium L-metilfolat),që është një formë shumë e biodisponueshme dhe aktive e acidit folik që nuk kërkon konvertim nga trupi.

Kjo formulë e avancuar mbështet formimin normal të qelizave të gjakut, shëndetin e sistemit imunitar dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë. Ndryshe nga acidet folik sintetike, Metafolin mund të përdoret direkt nga trupi, duke e bërë atë ideal për individët me metabolizëm të ulur të folateve. 

Si vepron acidi folik dhe cila është rëndësia e tij?

  1. Vepron si agjent mbrojtës për zemrën duke ndihmuar në uljen e niveleve të homocisteinës, një substancë e lidhur me aterosklerozën dhe infarktin e miokardit. 
  2. Është thelbësor gjatë shtatzënisë, pasi sigurimi i nevojave ditore parandalon anomalitë te fetusi në zhvillim. 
  3. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në anemi, çrregullime neurologjike dhe dobësim të mbrojtjes imunitare. 
  4. Nevojitet për hematopoezën në trup dhe për parandalimin e anemisë. 
  5. Luan rol kyç në funksionin normal psikologjik, sintezën e ADN-së dhe prodhimin e aminoacideve. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet energjinë e përditshme dhe lufton lodhjen. 
  2. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të qelizave dhe gjakut. 
  3. Mbështet funksionin e sistemit imunitar. 
  4. Nxit balancën e humorit dhe mirëqenien psikologjike.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Tableta
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Folic acid (as L-methylfolate as Metafolin)

400 μg 200 %

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Agjentë fryrës: fosfat kalciumi, celulozë mikrokristaline;agjentë anti-ngjitës: acid stearik bimore, dioksid silikoni dhe gomë celuloze me lidhje të kryqëzuara.

Suplementi nuk përmban lëndë të tjera, të tilla si; gluten, laktozë, sheqer, konservues, sojë, ngjyra artificiale, maja, ëmbëlsues artificialë, aromë artificiale.

Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top