SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Full Spectrum Curcumin x 30 Caps

Suplement ushqimor i avancuar, i formuluar për të mbështetur shëndetin e nyjeve, funksionin normal të sistemit inflamator dhe mbrojtjen antioksiduese të qelizave, falë teknologjisë së përthithjes së lartë që siguron biodisponibilitet optimal të kurkuminës në organizëm.
In stock
SKU
solgar11
Special Price 3 730 Lekë Regular Price 4 388 Lekë

Suplementi Solgar Full Spectrum Curcumin është një suplement ushqimor i indikuar për të ndihmuar në ruajtjen e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë së nyjeve dhe tendinave. Ai përmban rrënjë të shafranit të Indisë (turmeric), i cili është një përbërës që forcon sistemin lokomotor dhe ka veti anti-inflamatore. Ky suplement përmban gjithashtu Novasol, i cili është një ekstrakt i tretshëm dhe i patentuar i shafranit të Indisë, i cili siguron biodisponibilitet të rritur.

Shafrani i Indisë është përbërësi kryesor i suplementit, ndërsa kurkumina, një nga përbërësit aktivë të kësaj rrënje që ushtron një efekt të fuqishëm mbi këto inde, duke ofruar mbrojtje më efektive. Ajo ka gjithashtu veti antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira, si dhe ndihmon në minimizimin e inflamacionit kronik. Kur kombinohet me Novasol, rrënja e shafranit të Indisë përthithet më mirë nga organizmi, duke garantuar efektivitetin e saj në nyje, tendina dhe sistemin lokomotor.

Çrregullimet e nyjeve shpesh shoqërohen me inflamacion, dhimbje dhe ngurtësi. Shumica e tyre janë degjenerative dhe, nëse nuk trajtohen në kohë, mund të çojnë në paaftësi të gjymtyrës së prekur. Shpesh këto gjendje ndodhin për shkak të humbjes së lëngut sinovial, një substancë brenda nyjës që shërben për lubrifikimin e saj dhe reduktimin e fërkimit të kërcit dhe indeve të tjera. Gjithashtu, nyjet mund të preken nga kalcifikimi i mineraleve, duke ndikuar negativisht në lëvizshmërinë e indeve. Kjo gjendje haset më së shpeshti në shpatulla, gjunjë, ijë dhe gishta.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e lëvizshmërisë aktive të përditshme. 
  2. Mbështet komfortin e nyjeve gjatë lëvizjes dhe aktivitetit fizik. 
  3. I përshtatshëm për persona me ngurtësi në lëvizje ose lodhje artikulare. 
  4. Ndihmon organizmin të përballojë proceset inflamatore natyrale. 
  5. Mbështet rigjenerimin dhe mbrojtjen e indeve lidhëse. 
  6. Ndikon pozitivisht në shëndetin afatgjatë të nyjeve.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Total Curcuminoids

48 mg *

Curcumin

40 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë të tillë si; emulsifikues, ekstrakt shafrani i Indisë Curcuma longa [rizomë]), glicerinë bimore.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, produkte qumështi, sojë, maja, sheqer, natrium, aromë artificiale, ëmbëlsues apo ngjyrues.

Back to Top