Solgar Full Spectrum Omega Salmon Oil x 120 Softgels
Suplementi Solgar Full Spectrum Omega Salmon Oil ofron përzierje të plotë të acideve yndyrore omega, duke ndihmuar në rritjen e marrjes së yndyrnave të shëndetshme për një zemër të shëndetshme. Ai gjithashtu përmban Vitaminë D3 për të mbështetur sistemin imunitar dhe astaksantin.
Cilat janë përfitimet e vajrave të peshkut (EPA dhe DHA)?
Suplementet me vaj peshku që përmbajnë EPA dhe DHA mund të mbështesin shëndetin vaskular duke ndihmuar në ruajtjen e niveleve të triglicerideve brenda kufijve normalë. Studimet tregojnë se acidet yndyrore omega ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit mendor dhe të shikimit.
Vitamina D3 e shtuar ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar dhe shëndetit të kockave.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e zemrës dhe funksionin normal të saj.
- Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve dhe presionit të gjakut.
- Përmirëson shëndetin e trurit dhe funksionin kognitiv.
- Mbështet shëndetin e syve dhe ruajtjen e shikimit normal.
- Nxit energjinë dhe mirëqenien e përgjithshme.
- Forcon sistemin imunitar dhe shëndetin e kockave për shkak të Vitaminës D3.
- Ofron acide yndyrore omega 3, 5, 6, 7 dhe 9 në një formulë të plotë dhe të pastër.
- Përmban astaksantin, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula të buta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Fish oil from North Sea Salmon (Fish) providing: |
2400 mg | * |
|
Total Omega 3 fatty acids [200 mg EPA (Eicosapentaenoic Acid), 215 mg DHA (Docosahexaenoic Acid), 30 mg DPA (Docosapentaenoic Acid), 55 mg other Omega 3 fatty acids] |
500 mg | * |
|
Total Omega 5 & Omega 7 fatty acids |
130 mg | * |
|
Total Omega 6 fatty acids |
70 mg | * |
|
Total Omega 9 fatty acids |
420 mg | * |
|
Oleoresin rich in astaxanthin from Haematococcus pluvialis algae |
20 μg | * |
|
Vitamin D3 (200 IU, as cholecalciferol) |
5 μg | 100% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Vaj peshku nga salmoni i Detit të Veriut, kapsulë e butë (xhelatinë viçi, ujë, glicerinë bimore nga vaj kokosi dhe vaj i palmës), antioksidantë: tokoferolë të përzier, ekstrakt rozmarine, vaj sherebele, vaj rigoni,oleoresinë e pasur me astaksantin, vitaminë D3 (si kolekalciferol).
Suplementi nuk përmban përbërës të tjerë, të tillë si; gluten, laktozë, sheqer, sojë, ngjyra artificiale, maja, ëmbëlsues artificialë, aromë artificiale.