Solgar Magnesium Citrate x 60 Tablets
Suplementi Solgar Magnesium Citrate është një suplement ushqimor me përqendrim të lartë të magnezit. Ai ka vetitë që ndihmojnë në reduktimin e ndjenjës së lodhje.
Ky produkt përmban një nga format e magnezit që përthithet më lehtë nga trupi i njeriut, duke e bërë një zgjedhje ideale për ata që kanë probleme të ndryshme me stomakun. Ai mbështet funksionimin normal të sistemit nervor.
Gjithashtu, luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit normal të energjisë dhe në reduktimin e ndjenjës së lodhjes dhe rraskapitjes. Për më tepër, përdorimi i rregullt promovon funksionimin normal dhe të balancuar të muskujve. Magnezi gjithashtu është i rëndësishëm për ruajtjen e kockave të shëndetshme dhe përmirëson funksionin psikologjik, duke normalizuar disa funksione të trurit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionimin normal të sistemit nervor.
- Çliron energji dhe redukton lodhjen gjatë ditës.
- Mbështet funksionin normal të muskujve.
- Mbështet ruajtjen e kockave normale.
- Siguron funksionin normal psikologjik.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Magnesium (as magnesium citrate) |
400 mg | 95% |
|
Sodium |
10 mg | <1% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Celulozë bimore, acid stearik bimore, silica, glicerinë bimore. Përmban përbërës që mund të shkaktojnë ndryshime në ngjyrë dhe pamje me kalimin e kohës.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, sojë, maja, sheqer, kripë, aroma artificiale, ëmbëlsues artificiale.