Solgar Magnesium With Vitamin B6 x 100 Tablets
Suplementi Solgar Magnesium with Vitamin B6 është një suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm dhe funksionet jetike të organizmit.
Ky kombinim efektiv i magnezit dhe vitaminës B6 kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe muskujve, metabolizmin e energjisë, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe stresit.
- Magnezi luan një rol thelbësor në shumë procese metabolike, duke përfshirë prodhimin e energjisë, aktivizimin e enzimave dhe ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve. Ai ndihmon në ruajtjen e ritmit normal të zemrës, transmetimin nervor dhe kontraktimet neuromuskulare, ndërsa është i domosdoshëm për prodhimin e ADN-së dhe ARN-së.
- Vitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe në funksionimin normal psikologjik, duke e bërë këtë formulë veçanërisht të rekomanduar për shëndetin e grave.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson energjinë dhe qëndrueshmërinë gjatë ditës.
- Mbështet funksionin optimal të muskujve dhe nervave.
- Ndihmon në menaxhimin e stresit dhe lodhjes.
- Mbështet ekuilibrin hormonal dhe shëndetin e grave.
- Përforcon shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
- Nxit funksionimin normal të zemrës dhe arterieve.
- Kontribuon në qetësinë mendore dhe fokusin apo përqendrimin.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 3 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin B6 (as pyridoxine HCI) |
25 mg | 1,417% |
|
Magnesium (as magnesium oxide) |
400 mg | 95% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; celulozë mikrokristalore, celulozë bimore, stearat magnezi bimor, silic, glicerinë bimore, dyll karnauba.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; lguten, grurë, maja, sheqer, kripë, aromatizues artificialë, ëmbëltues artificialë, konservues artificialë.