SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Methylcobalamin 1000µg x 30 Nuggets

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë të vitaminës B12, i formuluar për të mbështetur funksionimin normal të sistemit nervor, metabolizmin dhe prodhimin e energjisë dhe shëndetin e përgjithshëm, duke reduktuar lodhjen e shkaktuar gjatë ditës.
In stock
SKU
solgar26
Special Price 1 730 Lekë Regular Price 2 029 Lekë
-15%

Suplementi Solgar Methylcobalamin është një suplement që përmban 1000 μg metilkobalamin, e cila ëstë forma natyrale e vitaminës B12. Një nga funksionet kryesore të këtij përbërësi është të reduktojë lodhjen dhe të stimulojë vitalitetin.

Metilkobalamina është një formë natyrale e vitaminës B12 dhe nuk kërkon konvertim në trup, ndryshe nga format e tjera. Kjo lejon përdorim më të shpejtë dhe më efikas, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me kapacitet të reduktuar të metilimit ose me probleme në përthithje. Ajo është thelbësore për ruajtjen e niveleve të energjisë, mbështetjen e funksioneve njohëse dhe psikologjike, si dhe kontribuon në metabolizmin normal të homocisteinës për shëndetin kardiovaskular.

Suplementi vjen në formën e tabletave sublinguale, të cilat vendosen nën gjuhë duke lejuar që B12 të thithet direkt në qarkullimin e gjakut, duke shmangur traktin tretës.

Kjo mënyrë administrimi rrit përthithjen, duke e bërë veçanërisht të dobishme për ata individë me aciditet të ulët stomaku, probleme të tretjes, ose vështirësi në gëlltitjen e tabletave.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në metabolizmin e energjisë dhe për rrjedhojë ndihmon në reduktimin e lodhjes.
  2. Mbështet shëndetin e sistemit nervor. 
  3. Kontribuon në prodhimin normal të qelizave të kuqe të gjakut. 
  4. Mbështet shëndetin kardiovaskular, sepse ndihmon në metabolizmin normal të homocisteinës. 
  5. Mbështet funksionin normal të sistemit imunitar.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tableta vendoset nën gjuhë dhe lihet të përthithet gradualisht nga mukoza e gojës.

Mund të përdorni ujë pas tretjes së plotë të tabletës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta sublinguale, tableta që treten nën gjuhë.
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin B12

(as methylcobalamin)

1000 mcg 41,667%

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Manitol, stearat magnezi bimor, acid stearik bimor, silic, aroma natyrale, celulozë bimore.
Përmban edhe grurë.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; Produkte bulmeti, sojë, maja, sheqer, natrium, aromë dhe ngjyrë artificiale.

 

Back to Top