Solgar Milk Thistle x 60 Vegetable Capsules
Suplementi Solgar Milk Thistle ofron mbështetje bimore nga bima Milk Thistle (Silybum marianum), e përdorur tradicionalisht për shëndetin e mëlçisë dhe detoksifikimin.
Bima Milk Thistle është përdorur prej shekujsh për të mbështetur shëndetin e mëlçisë dhe për të ndihmuar proceset e detoksifikimit.
Përbërësi aktiv, silimarina, mbështet rigjenerimin e qelizave të mëlçisë, rrit prodhimin e tëmthit dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi. Si një antioksidant natyral, ajo mbron mëlçinë nga stresi oksidativ i shkaktuar nga alkooli, ndotësit dhe ushqimet e përpunuara.
Silimarina është një kompleks i fuqishëm antioksidant që neutralizon radikalet e lira, duke ndihmuar në reduktimin e dëmtimeve qelizore dhe inflamacionit. Ky veprim antioksidant kontribuon në përmirësimin e metabolizmit të energjisë, shëndetit imunitar dhe vitalitetit të përgjithshëm.
Përdorimi i rregullt i ekstraktit të Milk Thistle mbështet qëndrueshmërinë afatgjatë të mëlçisë dhe ndihmon në ruajtjen e lëkurës dhe tretjes së shëndetshme duke optimizuar rrugët natyrale të detoksifikimit të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin e mëlçisë në mënyrë natyrale.
- Ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat.
- Fuqizon mbrojtjen antioksidante të qelizave.
- Mund të ndihmojë në balancimin e kolesterolit.
- Mbështet metabolizmin dhe tretjen e shëndetshme.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Standardized Milk Thistle Extract (silymarin 360 mg [80%]) |
450 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristaline, celulozë bimore, stearat magnezi vegjetal.
Suplementi përmban përbërës që mund të shkaktojnë ndryshime në ngjyrë dhe pamje me kalimin e kohës.
Suplementi nuk përmban gluten.