Solgar Nutri-Nano CoQ-10 x 50 Softgels
Suplementi Solgar Nutri-Nano CoQ-10 3.1x përmban Nutri-Nano Koenzim Q-10 (ubiquinone).
Teknologjia Nutri-Nano është një teknologji e patentuar që transformon përbërësit yndyrorë-tretshëm në forma që mund të treten si në yndyrë, ashtu edhe në ujë, duke mbështetur një përthithje të jashtëzakonshme, e cila çon në biodisponibilitet më të mirë dhe efikasitet më të lartë.
Me moshën, trupat tanë prodhojnë gjithnjë e më pak Koenzim Q-10. Ky përbërës i ngjashëm me vitaminën gjendet në një gamë të gjerë ushqimesh, por organet si zemra, mëlçia dhe veshkat përmbajnë nivele veçanërisht të larta.
Koenzim Q-10 luan një rol jetik në shëndetin qelizor dhe prodhimin e energjisë. CoQ10 gjendet në të gjitha qelizat e trupit, me nivele të larta në zemër, muskuj skeletor dhe në indet që kanë kërkesa të larta energjie.
Gjithashtu, CoQ-10 është zbuluar se mbështet prodhimin e kolagjenit duke reduktuar shkatërrimin e tij, duke zvogëluar efektet e plakjes në lëkurë. Nivelet e CoQ-10 ulen me kalimin e viteve, prandaj është e rëndësishme ruajtja e këtyre niveleve për të mbështetur aftësinë e qelizave për rigjenerim.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet prodhimin e energjisë qelizore.
- Përmirëson shëndetin e zemrës dhe të muskujve.
- Ndihmon në prodhimin dhe ruajtjen e kolagjenit.
- Redukton efektet e plakjes në lëkurë.
- Ideale për personat me moshë mbi 50 vjeç dhe me ritëm jete të ngarkuar.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Nutri-Nano Coenzyme Q-10 (ubiquinone) |
30 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Nutri-Nano Koenzim Q10 (ubiquinone), kapsulë e butë xhelatinoze (xhelatinë bovine, glicerinë bimore nga vaj palme dhe vaj bërthame palme, trigliceride me zinxhir të mesëm, ngjyrosës – ekstrakt paprika).
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, produkte bulmeti, sojë, maja, sheqer, natrium dhe aromë apo konservantë artificialë.