SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Omega 3-6-9 x 60 Softgels

Suplement ushqimor i avancuar që kombinon acidet yndyrore esenciale Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9 për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, funksionin normal të trurit, sistemin nervor dhe mirëqenien e përgjithshme.
In stock
SKU
solgar29
Special Price 2 710 Lekë Regular Price 3 188 Lekë
-15%

Suplementi Solgar Omega 3-6-9 është një përzierje me cilësi të lartë e Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9, që janë acide yndyrore të nxjerra nga vajrat e peshkut, farave të linit dhe borrazhit. Këto yndyra esenciale janë të nevojshme për disa funksione fiziologjike dhe duhet të jenë pjesë e dietës sonë, pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë.

Cilat janë ndryshimet midis Omega-3, 6 dhe 9?

  • Omega-3 përbëhet nga EPA (Acidi Eikozapentaenoik) dhe DHA (Acidi Dokozaheksaenoik). Këto gjenden zakonisht në peshq si sardina, makarel dhe salmon. Përfshin gjithashtu ALA (Acidi Alfa-linolenik), i cili konvertohet natyralisht nga peshqit në EPA dhe DHA, por trupi ynë mund të konvertojë vetëm sasi të vogla. 
  • Omega-6 përbëhet nga Acidi Linoleik dhe Acidi Gamma-Linolenik, dhe gjendet në disa vajra dhe arra. 
  • Omega-9 gjendet natyralisht në ushqime që përmbajnë Acid Oleik, si arrat dhe vajrat. 

Raporti midis këtyre acideve yndyrore është shumë i rëndësishëm, veçanërisht raporti midis Omega-3 dhe Omega-6. Solgar Omega 3-6-9, me dozimin e tij ofron një raport më të lartë të vajrave Omega-3, si nga peshku ashtu edhe nga lini, të cilat plotësohen nga Omega-6 të cilësisë së lartë nga vajrat e borrazhit dhe linjit, si dhe Omega-9 në formë të acidit oleik, gjithashtu nga vaji i linjit.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin kardiovaskular dhe funksionin normal të zemrës. 
  2. Përmirëson funksionin kognitiv dhe qartësinë mendore. 
  3. Ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit dhe shëndetit të syve. 
  4. Ofron acide yndyrore esenciale që trupi nuk i prodhon vetë. 
  5. Ndihmon në kontrollin e triglicerideve dhe kolesterolit. 
  6. Redukton efektet inflamatore në trup. 
  7. Përkrah sistemin nervor dhe sinjalizimin neuronale. 
  8. Zhvillon mbrojtje antioksidante dhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes qelizore.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 3 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula xhelatinoze (softxhele).
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Calories

40  *

Total Fat 

4 g  5%

Saturated Fat 

0.5 g  3%

Polyunsaturated Fat 

1 g  *

Monounsaturated Fat 

2.5 g  *

Cholesterol 

15 mg  5% 

Omega 3-6-9 Formulation comprised of: 

3.9 g (3900 mg) 

Fish Oil 

1.3 g (1300 mg)  *

Flaxseed

1.3 g (1300 mg) *

Borage Oil 

1.3 g (1300 mg)  *
Providing:     

Alpha-Linolenic Acid (omega 3)

585 mg *

EPA (eicosapentaenoic acid) (omega 3)

344 mg *

DHA (docosahexaenoic acid) (omega 3)

221 mg *

Linoleic Acid (omega 6)

598 mg *

Gamma-Linolenic Acid (omega 6)

247 mg *

Oleic Acid (omega 9)

325 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Xhelatinë, glicerinë bimore, tokferole të përziera (Vitaminë E).

Përmban gjithashtu peshk: (anchov, hareng, makarel, sardinë).

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, produkte bulmeti, maja, sheqer, konservantë, ngjyra dhe ëmbëlsues artificialë.

 

Back to Top