SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Omega-3 Double Strength x 30 Softgels

Suplement ushqimor i pasur me acide yndyrore omega-3, i cili kontribuon në mbështetjen e funksioneve të sistemit nervor, përmirëson performancën dhe shëndetin e zemrës dhe furnizon trupin me acide yndyrore të shëndetshme.
In stock
SKU
solgar30
Special Price 2 760 Lekë Regular Price 3 250 Lekë
-15%

Suplementi Solgar Omega-3 Double Strength ofron një dozë të fuqishme të acideve yndyrore thelbësore EPA dhe DHA, të njohura për mbështetjen e shëndetit të zemrës, trurit dhe syve.

Me dyfishin e përqendrimit krahasuar me suplementet standarde të vajit të peshkut, kjo formulë siguron omega-3 kyçe nga vaj peshku i pastruar dhe i distiluar molekularisht.

Përbërësit kryesorë dhe vetitë e tyre në formulimin e këtij suplementi janë:

  • EPA (Acidi Eikozapentaenoik) – Mbështet funksionin e zemrës dhe kontribuon në nivele të shëndetshme të triglicerideve dhe presionit të gjakut.
  • DHA (Acidi Dokozaheksaenoik) – Ruajnë shikimin dhe funksionin normal të trurit, dhe mbështet zhvillimin e fetusit dhe të foshnjës gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. 
  • Vaj Peshku i Pastruar – I distiluar molekularisht për të siguruar fuqi të lartë dhe për të eliminuar merkurin dhe toksinat mjedisore. 

Ky produkt ndihmon në kontrollimin e niveleve të triglicerideve dhe gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit LDL. Ai parandalon formimin e pllakave që zhvillohen nga sasia e tepërt e kalciumit, yndyrës dhe kolesterolit, duke mbështetur shëndetin e mirë të zemrës dhe arterieve. Gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut për të optimizuar presionin e gjakut dhe për ta mbajtur atë nën kontroll, çka ndihmon në parandalimin e hipertensionit.

Ky suplement ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve në pjesë të caktuara të trupit, falë efektit të tij anti-inflamator. Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të kockave, nyjeve, muskujve dhe indeve lidhorë. Përmirëson komunikimin mes neuronëve për të siguruar funksionim optimal të sistemit nervor.

Po ashtu, ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit, dhe një tjetër përfitim i tij është krijimi i një bariere mbrojtëse në sy për të parandaluar dëmtimin oksidativ të tyre. Ky suplement është i pasur me antioksidantë, të cilët reduktojnë shfaqjen e rrudhave dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 4 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula xhelatinoze (softxhele)
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Deep sea fish oil concentrate

4800 mg *

which provides:

   

EPA (eicosapentaenoic acid)

1440 mg

*

DHA (docosahexaenoic acid)  

960 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë të tillë si; Koncentrat i vajit të peshkut të thellë, guaska e kapsulës së butë (xhelatinë bovine, glicerinë bimore nga vaj bërthame palme dhe vaj kokosi), antioksidant (tokferole të përziera [Vitaminë E]).

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, laktozë, sheqer, konservantë, sojë, ngjyra artificiale, maja, ëmbëlsues artificialë.

Back to Top