Solgar Resveratrol 100mg x 60 Capsules
Suplementi Solgar Resveratrol 100 mg ofron një polifenol natyral me cilësi të lartë.
Resveratroli është një polifenol bimor që gjendet në verë të kuqe, rrush dhe disa bimë të tjera, si Japanese Knotweed (Polygonum cuspidatum). Ai njihet për aktivitetin e tij antioksidues, i cili ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, dhe lidhet me mbështetjen e shëndetit kardiovaskular. Shpesh lidhet me “paradoksin francez”, ku besohet se resveratroli kontribuon në shëndetin e zemrës edhe në dieta të pasura me yndyrna.
Studime të ndryshme kanë treguar se resveratroli, duke aktivizuar një grup të veçantë proteinash gjenike, sirtuinat, mund të çojë në optimizimin e treguesve biomarkerë të nevojshëm për funksionimin më të mirë të trupit, si rritja e ndjeshmërisë qelizore ndaj insulinës dhe balancimi i niveleve të sheqerit në gjak.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e enëve të gjakut dhe funksionin kardiovaskular.
- Lufton radikalet e lira dhe stresin oksidativ.
- Përmirëson funksionin qelizor dhe parandalon dëmtimet.
- Aktivizon sirtuinat për një balancim më të mirë të metabolizmit.
- Ndihmon në balancimin e niveleve të glukozës në gjak.
- Suplement natyral dhe i sigurt në përdorim.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Trans-Resveratrol (from Polygonum cuspidatum Extract (root)) |
100 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; fosfat kalciumi, celulozë bimore, stearat magnezi bimore dhe silic.
Suplemneti nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, produkte qumështi, sojë, maja, sheqer,aroma artificiale, ëmbëltues ose ngjyra artificiale.