Solgar Selenium 100µg x 100 Tablets
Suplementi Solgar Selenium 100 µg përmban selenium, i cili është një mineral thelbësor gjurmë që gjendet natyralisht në tokë.
Ai është një mineral i rëndësishëm, pasi mbështet sistemin imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira.
Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që mund të dëmtojnë qelizat e trupit dhe lidhen me plakjen e parakohshme. Sigurimi i niveleve adekuate të seleniumit ndihmon në ruajtjen e flokëve dhe thonjve të shëndetshëm, si dhe mbështet metabolizmin e organizmit.
Formula e këtij suplementi është organikisht e lidhur dhe është krijuar në formën pa maja të seleniumit (L-selenometioninë), dhe për këtë arsye është e përshtatshme për ata që kanë intolerancë ndaj majës.
Minerali i seleniumit në këtë suplement është në formën e L-selenometioninës, e cila siguron përthithje të shpejtë dhe maksimale.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në sigurimin e spermatogjenezës normale.
- Kontribuon në mirëmbajtjen e flokëve të shëndetshëm.
- Kontribuon në mirëmbajtjen e thonjve të forte dhe të shëndetshëm.
- Mundëson funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Mundëson funksionimin normal të tiroides.
- Siguron mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Selenium (as L-selenomethionine) |
100 µg | 143 % |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; fosfat kalciumi, celulozë mikrokristaline, stearat magnezi, silic, celulozë bimore.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, produkte qumështi, sojë, maja, sheqer, aromë artificiale, ëmbëltues, konservues ose ngjyra artificiale.