SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Skin, Nails & Hair x 60 Tablets

Suplement ushqimor që nxit prodhimin e kolagjenit, një substancë natyrale që siguron elasticitetin e lëkurës dhe kontribuon në rritjen e shëndetshme të flokëve dhe thonjve. Konsumimi i tij i përditshëm gjithashtu ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ.
In stock
SKU
solgar38
Special Price 2 230 Lekë Regular Price 2 626 Lekë
-15%

Formulimi gjithëpërfshirës i suplementit Solgar Skin, Nails & Hair është krijuar posaçërisht për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të flokëve, lëkurës dhe thonjve, duke u ofruar atyre lëndët ushqyese të nevojshme për rritje dhe rigjenerim efektiv.

Suplementi nxit prodhimin e kolagjenit dhe keratinës, të cilët janë komponentët kryesorë të lëkurës, thonjve dhe flokëve. Nivelet e kolagjenit dhe keratinës reduktohen me kalimin e viteve dhe prandaj trupi ka nevojë për një mbështetje shtesë.

Përbërësit e suplementit dhe vetitë e tyre janë:

  • Metilsulfonilmetan (MSM), një formë organike e squfurit, është thelbësor për formimin e kolagjenit, i cili krijon bazën e lëkurës. Squfuri është i domosdoshëm për lëkurë, thonj dhe flokë të shëndetshëm. Komponimet e squfurit janë të nevojshme në sintezën e keratinës dhe janë thelbësore për formimin e fibrave të flokëve dhe indeve të thonjve. 
  • Vitamina C ndihmon në prodhimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit, përmirëson qarkullimin periferik dhe promovon elasticitetin e indeve. 
  • Pluhuri i Algave të Kuqe që jep silic është një komponent i rëndësishëm i indeve lidhëse. Silici përmirëson integritetin e lëkurës. 
  • Prolina dhe Lizina transformohen në hidroksiprolinë dhe hidroksilizinë me ndihmën e vitaminës C. Këto formojnë më pas kolagjen. 
  • Bakri ndihmon në prodhimin e pigmentit melanin. 
  • Zinku, një mineral me veti të fuqishme antioksiduese me shumë përfitime për shëndetin e lëkurës, thonjve dhe flokëve (pikëzat e bardha në thonj mund të tregojnë mungesë të zinkut). 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përforcon strukturën e flokëve dhe thonjve për një dukje më të shëndetshme. 
  2. Mbështet prodhimin natyral të kolagjenit për elasticitet dhe forcë të lëkurës. 
  3. Përmirëson integritetin dhe rigjenerimin e indeve të lëkurës, thonjve dhe flokëve. 
  4. Ndihmon në ruajtjen e një lëkure të butë dhe të hidratuar. 
  5. Siguron lëndët ushqyese thelbësore për flokë, thonj dhe lëkurë të fortë. 
  6. Mbron qelizat ndaj dëmtimeve oksidative me ndihmën e antioksidantëve.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta
Përbërësit

Vlerat Mesatare për 2 Tableta

(Dozë Ditore)

Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin C(as L-ascorbic acid)

120 mg 133%

Zinc(as zinc citrate)

15 mg 136%

Copper(as copper glycinate amino acid chelate)

2 mg 222%

MSM (as methylsulfonylmethane) as OptiMSM

1000 mg
(1 g)
*

Silicon (as silicon dioxide and L. calcareum

[red algae powder])

50 mg *

L-Proline

50 mg *

L-Lysine (as L-lysine HCI)

50 mg

*

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristolore, celulozë bimore, stearat magnezi bimor, glicerinë bimore.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, maja, sheqer, kripë, aroma artificiale, ëmbëlsues artificialë, ngjyra artificiale.

Back to Top