SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Vitamin B-Complex with Vitamin C x 100 Tablets

Suplement ushqimor i cili ofron një kombinim të fuqishëm të vitaminave B dhe C për të mbështetur metabolizmin e energjisë, sistemin imunitar, dhe për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të stresit.
In stock
SKU
solgar8
Special Price 2 540 Lekë Regular Price 2 987 Lekë

Vitaminat B janë përbërës thelbësorë për të cilët trupi ka nevojë. Ato ndihmojnë trupin të shndërrojë ushqimin në energji, duke ruajtur trupin të energjizuar gjatë gjithë ditës, si dhe mbështesin performancën mendore. Vitaminat B janë të tretshme në ujë dhe të nevojshme për të ruajtur energjinë dhe vitalitetin e përgjithshëm, por gjithashtu përdoren për funksione të tjera të rëndësishme të trupit, përfshirë sistemin imunitar, nervor dhe funksionet psikologjike.

Përbërësit kryesorë të këtij suplementi dhe vetitë e tyre janë:

  • Riboflavina (Vitamina B2), Niacina (Vitamina B3), Vitamina B6 dhe B12, të cilat kontribuojnë në reduktimin e lodhjes dhe në metabolizmin e energjisë. 
  • Acidi Pantotenik (Vitamina B5), i cili kontribuon në performancën normale mendore. 
  • Tiamina (Vitamina B1), Biotina (Vitamina B7), Niacina (B3) dhe Vitamina B6; kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionet psikologjike. 
  • Tiamina (B1); kontribuon në funksionimin normal të zemrës. 
  • Riboflavina (B2); ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në ruajtjen e shikimit normal. 
  • Niacina (B3) dhe Biotina (B7); kontribuojnë në ruajtjen e lëkurës në gjendje normale. 
  • Biotina (B7); kontribuon në metabolizmin normal të makronutrientëve. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Rrit energjinë natyrale dhe largon lodhjen. 
  2. Përmirëson fokusin dhe qartësinë gjatë procesit të të menduarit. 
  3. Mbështet sistemin nervor dhe imunitetin. 
  4. Siguron ruajtjen flokëve, lëkurës dhe mukozave të shëndetshme. 
  5. Mbron qelizat nga stresi oksidativ.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Tabletë Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin C (as L-ascorbic acid)

500 mg 625 %

Thiamin (vitamin B1) (as thiamin mononitrate)

10 mg 909 %

Riboflavin (vitamin B2)

10 mg 714 %

Niacin (vitamin B3) (as niacinamide)

100 mg 625 %

Vitamin B6 (as pyridoxine HCI)

10 mg 714 %

Folic Acid

 

100 mcg 50 %

Vitamin B12 (as cobalamin)

25 mcg 1000  %

Biotin (as D-biotin)

25 mcg 50 %

Pantothenic Acid (vitamin B5) (as D-Ca pantothenate)

100 mg 1667 %

Inositol

100 mg *

Choline (as choline bitartrate)

41 mg *

Natural Powdered Blend (kelp [plant], acerola complex [fruit], alfalfa [leaf and stems], parsley [leaf], rose hips [fruit], watercress [herb])

13 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Vitaminë C (si L-askorbik acid), agjentë për rritje të volumit (celulozë mikrokristaline, hidroksipropil metilcelulozë), acid pantotenik (si kalcium D-pantotenat), inozitol, niacin (si nikotinamid), kolinë (si bitartrat), agjentë kundër mpiksjes (dioksid silikoni, stearat magnezi bimore, acid stearik bimore), gumë celuloze e lidhur, tiaminë (si tiamin mononitrat), vitaminë B6 (si piridoksinë hidroklorid), agjentë mbulesë (hidroksipropil metilcelulozë, glicerinë bimore nga vaji i bërthamës së palmës dhe vaji i kokosit, dylli i carnaubës), riboflavinë, përzierje bimore natyrale në formë pluhuri (Kelp, Alfalfa, Acerola, majdanoz, kripë uji, frutat e shënjores), ëmbëlsues (manitol), D-biotin, acid folik (si acid pterojlmonoglutamik), vitaminë B12 (si cianokobalamin).

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; guten, laktozë, sheqer, konservues, sojë, ngjyrues artificialë, maja, ëmbëlsues artificialë dhe aroma artificiale.

Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

 

Back to Top