Solgar Vitamin D3 400 IU (10µg) x 100 Softgels
Suplementi Solgar Vitamin D3 400 IU (10 µg) ofron vitaminë D në formën më të mirë për t`u përthithur, D3 (kolekalciferol).
Ky suplement ditor ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave, dhëmbëve dhe muskujve, duke mbështetur gjithashtu sistemin imunitar.
Vitamina D3, shpesh e quajtur “vitamina e diellit”, luan një rol thelbësor në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Ajo ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe fosforin, të cilët janë të domosdoshëm për kocka dhe dhëmbë të fortë, ndërkohë që mbështet funksionin e muskujve dhe sistemin imunitar.
Shumë njerëz kanë nivele të ulëta të vitaminës D, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, duke e bërë suplementimin një mënyrë të përshtatshme për të plotësuar nevojat.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Suplementi mbështet përthithjen e kalciumit për të mbajtur kocka dhe dhëmbë të fortë.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Ndihmon në ruajtjen e aktivitetit të shëndetshëm të muskujve.
- Siguron vitaminë D3 në formën më efektive për përthithje thuajse maksimale.
- Suplementi vjen në formë kapsule, gjë që e bën të lehtë marrjen e suplementit në përditshmëri.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin D3 (as cholecalciferol and fish liver oil) |
400 IU | 100% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Vaj kardhuze (Safflower Oil), Xhelatinë (Gelatin), Glicerinë bimore (Vegetable Glycerin)
Përmban gjithashtu peshk (cod, haddock, pollock).
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, maja, sheqer, kripë, aroma artificiale, ëmbëlsues artificialë, ngjyra artificiale.