Solgar Vitamin E 200 IU (134mg) x 50 Softgels
Suplementi Solgar Vitamin E 200 IU (134mg) ofron vitaminë E natyrale (d-alfa-tokoferol) së bashku me një kombinim të tokoferoleve të përziera për mbrojtje më të fuqishme antioksiduese.
Ky përbërës i tretshëm në yndyrë ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, mbështet sistemin imunitar dhe kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe të sistemit kardiovaskular.
Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që neutralizon radikalet e lira, molekula të paqëndrueshme të krijuara nga ndotja, rrezet UV dhe metabolizmi. Duke reduktuar stresin oksidativ, ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave, mbështet funksionin e shëndetshëm të lëkurës, zemrës dhe mbrojtjen imunitare.
Forma natyrale e vitaminës E që përdoret në suplement, d-alfa-tokoferol, ka 1.3 herë bio-disponibilitet më të lartë se alternativat sintetike, duke siguruar efikasitet më të madh.
Formula e suplementit përfshin një kompleks tokoferolesh të përziera, që siguron jo vetëm alfa-tokoferol, por edhe beta-, gamma- dhe delta-tokoferol. Këto punojnë sinergjikisht për të dhënë një spektër më të gjerë antioksidues, duke ofruar mbrojtje të shtuar për qelizat dhe indet ndaj stresit oksidativ dhe faktorëve mjedisorë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe dëmtimi nga radikalet e lira.
- Mbështet sistemin imunitar dhe shëndetin kardiovaskular.
- Promovon lëkurë të shëndetshme dhe mbron nga plakja e parakohshme.
- Vitaminë E natyrale (d-alfa-tokoferol) për përthithje të përmirësuar.
- Përmban kompleks tokoferolesh të përziera për mbrojtje antioksiduese gjithëpërfshirëse.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Calories |
5 | |
|
Total Fat |
0.5 g | 1% |
|
Vitamin E (as d-Alpha Tocopherol) |
134 mg | 893% |
|
Mixed Tocopherols (providing d-Gamma, d-Delta and d-Beta Tocopherols) |
13.38 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Vaj fara kardhuze (Safflower Oil), Xhelatinë (Gelatin), Glicerinë bimore (Vegetable Glycerin).
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, maja, sheqer, kripë, aroma artificiale, ëmbëlsues artificialë, ngjyra artificiale.