SVR Sun Secure Blur Mousse Cream (SPF 50+), 50ml
SVR Sun Secure Blur Mousse Cream (SPF50+) është një krem mbrojtës për përdorim të përditshëm që jo vetëm mbron lëkurën nga rrezatimi diellor, por gjithashtu ndihmon në zbutjen e imperfeksioneve dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës.
Falë një kombinimi të fuqishëm përbërësish, përfshirë një kombinim të patentuar me 4 filtra fotostabilë kundër diellit, ky produkt ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, si dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezatimi infra të kuq dhe drita e dukshme.
Tekstura e tij unike mousse (krem shkumë), me një nuancë të lehtë kajsie, është ideale për të zbutur optikisht imperfeksionet dhe për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës, duke ofruar një efekt përmirësues të pamjes me përfundim të padukshëm.
Formula e veçantë e lë lëkurën të hidratuar, të lëmuar dhe me një prekje të butë kadifeje.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Niacinamide (Vitamina B3) – ofron përfitime antioksiduese dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në riparimin dhe mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e diellit.
- Filtrat diellor si Uvinul A Plus, Uvinul T 150 dhe Tinosorb S – sigurojnë mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB (SPF50).
- Tokoferol (Vitamina E) – veprim antioksidues, mbron lëkurën nga radikalët e lirë dhe forcon efektivitetin e filtrave diellorë në mbrojtjen nga dielli.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Produkt i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, edhe për lëkurë sensitive.
- Tekstura mousse funksionon si një “filter i fytyrës në jetën reale”, duke zbutur poret dhe rrudhat e imëta dhe duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës.
- Rezistente ndaj ujit, djersës dhe fërkimit, ideale për aktivitete jashtë dhe sporte.
- Hipoalergjike dhe jo-komedogjene.
Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Rekomandohet të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.
Aplikoni SVR Sun Secure Blur Mousse Cream (SPF50+) në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme dhe me sasi të bollshme, në mëngjes ose 30 minuta para ekspozimit në diell.
Riaplikoni shpesh, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir, për të ruajtur nivele të larta mbrojtjeje.
Shmangni ekspozimin në diell në mesditë ose për periudha të gjata.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua/Water/Eau, Silica, Isododecane, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dicaprylyl Carbonate, Isopropyl Lauroyl Sarcosinate, Ethylhexyl Triazone, Beheneth-25, Diethylhexyl Butamido Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Coco-Caprylate/Caprate, Dimethicone/Bis-Isobutyl Ppg-20 Crosspolymer, Pentylene Glycol, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Ci 15850 (Red 6), Glycine Soja (Soybean) Oil, Lecithin, Lepidium Sativum Sprout Extract, Glycerin, Tocopherol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacrylate Starch, Triethoxycaprylylsilane, Coco-Glucoside, Parfum (Fragrance), Ci 77492 (Iron Oxides).