DERMOKOZMETIKA

SVR Sun Secure Blur Tinted Mousse Cream (SPF 50+), 50ml

Krem mbrojtës me ngjyrë me veprim të dyfishtë dhe me mbrojtje shumë të lartë SPF50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB, i formuluar për të mbrojtur lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit, ndërkohë që falë formulës së tij me efekt “blur” ndihmon në minimizimin e poreve dhe imperfeksioneve duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar, mat dhe të njëtrajtshme.
In stock
SKU
SVRSPF6
Special Price 2 240 Lekë Regular Price 3 200 Lekë
-30%

SVR Sun Secure Blur Tinted Mousse Cream (SPF 50+) është një krem me spektër të gjerë ofron mbrojtje kundër rrezeve UVB, UVA, dritës së dukshme dhe rrezatimit infra të kuq, duke siguruar mbulim të plotë ndaj efekteve të dëmshme të diellit.

Veçoria unike e këtij produkti është tekstura e tij e mousse (krem shkumë) me ngjyrë, e cila jo vetëm që mbron lëkurën, por gjithashtu forcon pamjen e saj.

Formula kremoze shkrihet lehtësisht në lëkurë, duke zbutur imperfeksionet dhe duke lënë një përfundim të butë kadifeje, natyrale dhe rrezatuese, e përshtatshme për shumicën e toneve të lëkurës.

Për më tepër, formula është jo-komedogjene dhe e rezistentë ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  1. Patenta Sun Secure- kombinim i katër filtrave që ofrojnë mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB. 
  2. Kompleksi antioksidant me vitaminë E- neutralizon radikalet e lira dhe mbron nga dëmtimet oksidative. 
  3. Niacinamide- ofron veti antioksiduese dhe mbështet barrieren e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Mbron nga rrezet UVB, UVA, drita e dukshme dhe infra të kuqe. 
  2. Ofron mbrojtje antioksiduese kundër stresit oksidativ. 
  3. Lë një përfundim të butë si kadife me efekt blur. 
  4. Ngjyra ka një nuancë universale që përshtatet mirë në të gjitha lëkurat. 
  5. Mbulim i lehtë dhe natyral. 
  6. Produkt i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, edhe për ato të ndjeshme.

Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Rekomandohet të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.

Aplikoni SVR Sun Secure Blur Tinted Mousse Cream (SPF 50+) në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme dhe me sasi të bollshme, në mëngjes ose 30 minuta para ekspozimit në diell.

Riaplikoni shpesh, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir, për të ruajtur nivele të larta mbrojtjeje.

Shmangni ekspozimin në diell në mesditë ose për periudha të gjata.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Përbërësit; Aqua/Water/Eau, Silica, Isododecane, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dicaprylyl Carbonate, Isopropyl Lauroyl Sarcosinate, Ethylhexyl Triazone, Beheneth-25, Diethylhexyl Butamido Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Coco-Caprylate/Caprate, Ci 77891 (Titanium Dioxide), Dimethicone/Bis-Isobutyl Ppg-20 Crosspolymer, Pentylene Glycol, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Coco-Glucoside, Sodium Polyacrylate Starch, Ethylhexylglycerin, Ci 77492 (Iron Oxides), Caprylyl Glycol, Glycerin, Parfum (Fragrance), Ci 77491 (Iron Oxides), Tocopherol, Triethoxycaprylylsilane, Ci 77499 (Iron Oxides), Glycine Soja (Soybean) Oil, Lecithin, Lepidium Sativum Sprout Extract.

Back to Top