SVR Sun Secure Brume Sun Mist (SPF 50+), 200ml
SVR Sun Secure Brume Sun Mist (SPF 50+) është një spray i lehtë dhe praktik për t’u aplikuar shpejt në të gjithë trupin. Mund të përdoret si në trup, ashtu edhe në fytyrë.
Kombinimi i filtrave të patentuar siguron mbrojtje të plotë kundër rrezeve UVA dhe UVB, si edhe kundër dritës së dukshme dhe rrezeve infra të kuqe, duke krijuar një barrierë të fuqishme për lëkurën tuaj.
Formula është e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin detar, duke respektuar oqeanin dhe ekosistemet ujore. Përveç kësaj, është shumë rezistente ndaj ujit, djersës dhe fërkimit, duke e bërë atë zgjedhjen perfekte për aktivitetet verore dhe ekspozimet e gjata në diell.
Përshtatet për të gjithë familjen, përfshirë fëmijët mbi 3 vjeç, si dhe për lëkurën e ndjeshme ndaj diellit. Tekstura ultra e hollë dhe e freskët përthithet menjëherë dhe lë një përfundim të padukshëm, pa ndjesi ngjitjeje apo mbetje të bardha.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Filtrat diellorë patentuar – Mbrojnë lëkurën nga UVA, UVB, drita e dukshme dhe infra e kuqe.
- Niacinamide (Vitamina B3) – Antioksidant, ndihmon në riparimin dhe forcimin e barrierës së lëkurës.
- Tokoferol (Vitamina E) & Ekstrakt Rucolë – Neutralizojnë radikalët e lirë dhe parandalojnë dëmtimet oksidative.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Spray ultrafine i cili përthithet shpejt, duke lënë një përfundim të padukshëm, jo yndyror dhe jo ngjitës, pa mbetje të bardhë.
- Përdor një kombinim të patentuar me 4 filtra diellorë organikë fotostabilë, për mbrojtje ndaj llojrave të ndryshme të rrezatimit.
- Ka një formulë biodegraduese dhe miqësore me mjedisin detar.
- Pasuruar me Niacinamide dhe Vitamina E për të forcuar barrierën e lëkurës dhe për të luftuar stresin oksidativ.
- Rezistente ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
- I përshtatshëm për të gjithë familjen, përfshirë fëmijët mbi 3 vjeç.
Ky spray është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Rekomandohet të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.
Aplikojeni SVR Sun Secure Brume Sun Mist (SPF 50+) në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe trup para ekspozimit në diell.
Riaplikojeni shpesh për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir.
Për përdorim në fytyrë, spërkatni fillimisht në duar dhe më pas aplikojeni.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Dicaprylyl Carbonate, Alcohol Denat., Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Diisopropyl Adipate, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Diethylhexyl Butamido Triazone, Polyester-7, Glycine Soja (Soybean) Oil, Lepidium Sativum Sprout Extract, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Aqua/Water/Eau, Caprylic/Capric Triglyceride, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Parfum (Fragrance).