DERMOKOZMETIKA

SVR Sun Secure Extreme Ultra-Matt Gel (SPF 50+), 50ml

Krem mbrojtës nga dielli me faktorë të lartë mbrojtje, i formuluar për ekspozim të fortë ndaj diellit dhe aktivitete të jashtme, me një teksturë unike balsam në xhel e padukshme, jo ngjitëse dhe ultra-rezistente.
In stock
SKU
SVRSPF13
Special Price 2 240 Lekë Regular Price 3 200 Lekë
-30%

SVR Sun Secure Extreme Ultra-Matt Gel (SPF 50+) ofron mbrojtje shumë të lartë dhe me spektër të gjerë kundër rrezatimit diellor.

Me një formulë të padukshme, jo ngjitëse dhe ultra-rezistente, ky xhel është i përshtatshëm posaçërisht për aktivitete intensive në natyrë.

Falë teksturës së tij unike në formë xheli, përthithet menjëherë pa lënë mbetje të bardha apo ndjesi yndyrore.

Ai shkrihet me lëkurën duke e lënë me një përfundim ultra-mat, rezistent ndaj ujit, djersës dhe tharjes me peshqir. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  1. Filtra diellorë si Uvinul A Plus, Uvinul T 150 dhe Tinosorb S, të cilët sigurojnë mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB (SPF50). 
  2. Tokoferoli, i njohur edhe si Vitamina E, ofron veti antioksiduese, duke mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira dhe duke forcuar mbrojtjen fotoprotektive të filtrave diellorë. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Mbrojtje shumë e lartë me spektër të gjerë (UVA, UVB, dritë e dukshme, infra të kuqe). 
  2. Teksturë xhel ultra-mat, pa shkëlqim, jo ngjitëse. 
  3. Përthithet menjëherë dhe nuk lë shenja të bardha. 
  4. Shumë rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit. 
  5. Ideal për sport, nxehtësi dhe ekspozim të intensifikuar ndaj diellit. 
  6. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme. 
  7. Jo komedogjenik dhe i testuar dermatologjikisht.

SVR Sun Secure Extreme Ultra-Matt Gel (SPF 50+) mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë.

Përdorimi tek fëmijët këshillohet të behët pas moshës 3 vjeç.

Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke perfshirë edhe atë të ndjeshme.

Aplikoni SVR Sun Secure Extreme Ultra-Matt Gel (SPF 50+) në zonat e dëshiruara 20-30 minuta para ekspozimit në diell dhe gjatë tij, sipas nevojës.

Riaplikoni shpesh, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir, për të ruajtur nivele të larta mbrojtjeje.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Përbërësit;  Isododecane, Dimethicone/Bis-Isobutyl Ppg-20 Crosspolymer, Diisopropyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Isopropyl Lauroyl Sarcosinate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Diethylhexyl Butamido Triazone, Silica Dimethyl Silylate, Tocopherol, Caprylic/Capric Triglyceride, Parfum (Fragrance), Glycine Soja (Soybean) Oil, Lepidium Sativum Sprout Extract.

Back to Top