DERMOKOZMETIKA

SVR Sun Secure Fluid Photo-Age (SPF 50+), 40ml

Krem mbrojtës nga dielli me faktorë të lartë mbrojtje, i formuluar për lëkurë normale deri në të ndjeshme, i cili kombinon mbrojtjen e gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB me një veprim anti-plakje, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga dielli dhe në ruajtjen e rinisë dhe shëndetit të lëkurës.
In stock
SKU
SVRSPF14
Special Price 2 730 Lekë Regular Price 3 900 Lekë
-30%

SVR Sun Secure Fluid Photo-Age (SPF 50+) është një krem mbrojtës i lehtë nga dielli që mbron lëkurën nga dëmtimet e diellit, duke ndihmuar gjithashtu në parandalimin dhe korrigjimin e shenjave të dukshme të plakjes së shkaktuar nga dielli (photoaging).

I formuluar për përdorim të përditshëm, ai ofron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë kundër rrezeve UVA, UVB, infra të kuqe dhe dritës blu, duke mbrojtur lëkurën nga faktorë të shumtë mjedisorë që kontribuojnë në plakjen e parakohshme.

Formula e tij është e pasur me një kombinim përbërësish që kanë veprim mbi rrudhat, humbjen e elasticitetit dhe njollat e errëta.

Tekstura fluide e këtij kremi përhapet lehtë mbi lëkurë dhe përthithet shpejt, duke lënë një përfundim jo yndyror. Për më tepër, ky produkt është jo komedogjenik, shumë rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  1. Një kompleks antioksidant që përmban ekstrakt rrepë uji (Watercress) dhe Vitaminë E, së bashku me Niacinamide, ndihmon në reduktimin e efekteve të plakjes së shkaktuar nga dielli (photoaging). 
  2. Ekstrakti i shalqirit (Melon Extract) ofron veti antioksiduese dhe ndihmon në reduktimin e njollave të errëta të shkaktuara nga dielli. 
  3. Acidi hialuronik me peshë molekulare të ulët hidraton dhe mbush lëkurën, duke ndihmuar në reduktimin e dukshmërisë së rrudhave dhe vijave të holla. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje SPF 50+ kundër rrezeve UVA, UVB, infra të kuqe dhe dritës së dukshme (blu). 
  2. Ndihmon në reduktimin e shenjave të plakjes dhe njollave të errëta të shkaktuara nga dielli. 
  3. Forcon lëkurën dhe përmirëson elasticitetin. 
  4. Formula është rezistente ndaj ujit, djersës dhe fërkimit. 
  5. Përshtatet lehtësisht sepse është pa aromë, jo komoedogjenik dhe i sigurt për lëkurë të ndjeshme.

SVR Sun Secure Fluid Photo-Age (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Mund të përdoret në të gjitha tipet e lëkurës.

Aplikoni një sasi të përshtatshme të SVR Sun Secure Fluid Photo-Age (SPF 50+) në lëkurë.

Më pas, masazhoni butësisht derisa produkti të përthithet plotësisht.

Riaplikoni çdo 2 orë dhe pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir, për të ruajtur mbrojtjen optimale.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pompë, 40 ml.

Përbërësit;  Aqua/Water/Eau, Dicaprylylcarbonate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Silicon Dioxide, Isopropyllauroylsarcosinate, Propanediol, Bis-Ethylhexyloxyphenolmethoxyphenyltriazine, Coco-Caprylate/Caprate, Beheneth-25 Ethylhexyltriazone, Acrylates/C12-22 Alkyl Methacrylate Copolymer, Glyceryl Stearate Citrate, Diethylhexylbutamido-Triazone, Niacinamide, Alkanna Tinctoria Root Extract, Arginine, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Disodium Lauryl Sulfosuccinate, Hydroxypropyltrimonium Maltodextrin Cross Polymer, Lecithin, Lepidium Sativum Sprout Extract, Maltodextrin, Sodium Acetylated Hyaluronate, Glycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Tocopherol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Hydroxyethylacrylate/Sodium Acryloyldimethyltaurate Copolymer, Entylene Glycol, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Xanthan Gum, Cocoglucoside.

Back to Top