DERMOKOZMETIKA

SVR Sun Secure Fluide (SPF 50+) + Lait Après-Soleil 2 x 50ml

Seti solar SVR Sun Secure: Fluide SPF50+ (50 ml) për mbrojtje shumë të lartë nga rrezet UVA dhe UVB, rezistent ndaj ujit dhe djersës, dhe Lait Après-Soleil (50 ml) për qetësimin, hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës pas ekspozimit në diell.
In stock
SKU
SVRSPF17
Special Price 2 030 Lekë Regular Price 2 900 Lekë
-30%
  • SVR Sun Secure Fluide SPF50+ me mbrojtje ultra të lartë është formuluar posaçërisht për të ofruar mbrojtje shumë efektive kundër efekteve të dëmshme të diellit dhe është i përshtatshëm për lëkurat hipersensibile ndaj diellit. Formula e tij, e lehtë dhe me aromë të butë, rezistente ndaj ujit, kombinon një teknologji antioksiduese miqësore me mjedisin duke mbuluar të gjitha llojet e rrezeve (UVB, UVA).

Avantazhet e përdorimit të SVR Sun Secure Fluide SPF50+ (50 ml):

  1. Siguron mbrojtje shumë të lartë ndaj diellit: siguron mbulim të plotë ndaj rrezeve UVA, UVB dhe dritës së dukshme, duke reduktuar rrezikun e dëmtimit të lëkurës. 
  2. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme, sepse ka një formulë të butë që minimizon irritimet. 
  3. Teksturë e lehtë, jo ngjitëse, e cila përthithet shpejt dhe nuk lë gjurmë të bardha, duke siguruar komoditet gjatë gjithë ditës. 
  4. Rezistente ndaj ujit dhe djersës, e cila ruan mbrojtjen edhe gjatë aktiviteteve në natyrë apo pas notit. 
  5. Përmban përbërës antioksidantë dhe miqësor me mjedisin, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet oksidative dhe nuk dëmtojnë ekosistemet detare.
  6. Ka një aromë të butë verore, e cila e bën përdorimin e produktit të këndshëm dhe të dëshirueshëm. 
  • Lait Après-Soleil, i cili është një locion si qumësht me veti qetësuese dhe hidratuese që lehtëson menjëherë ndjesinë e nxehtësisë pas ekspozimit në diell. Ai është i pasur me antioksidantë, prandaj ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës dhe në zgjatjen e nxirjes në mënyrë natyrale. Lëkura qetësohet dhe riparohet falë një faze emoliente me vaj kokosi, që siguron hidracion dhe komfort, dhe 4% Niacinamide, që riparon dëmtimet qelizore të shkaktuara nga ekspozimi në diell.

Avantazhet e përdorimit të Lait Après-Soleil (50 ml):

  1. Qetëson menjëherë ndjesinë e nxehtësisë dhe irritimit pas ekspozimit në diell. 
  2. Rikthen hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e thatësisë. 
  3. Tekstura e butë përthithet shpejt dhe lë lëkurën butë dhe të freskët. 
  4. Përmban Niacinamide (4%), që ndihmon në riparimin e dëmtimeve qelizore të shkaktuara nga rrezet diellore. 
  5. I përshtatshëm për të gjithë familjen. Ai është i sigurt për fëmijë, të rritur dhe lëkura e ndjeshme. 
  6. Formulim hipoalergjik dhe i përshtatur për lëkurat hipersensibile, pa irritues të njohur. 
  7. I pasur me vaj kokosi dhe antioksidantë, për një ndjesi komforti dhe lëkurë të hidratuar gjatë gjithë ditës. 

Një set ideal për të shijuar diellin në mënyrë të sigurt, duke kujdesur dhe mbrojtur lëkurën.

SVR Sun Secure Fluide SPF50+:

SVR Sun Secure Fluide SPF50+ është një fluid i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Ai është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.

Aplikoni SVR Sun Secure Fliode 50+ në të gjithë fytyrën deri sa të përthithet plotësisht 20-30 minuta para espozimit në diell.

Rifreskoni shpesh aplikimin, veçanërisht pas çdo noti, pas fshirjes me peshqir ose djersitjeje.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm! 

Lait Après-Soleil:

Lait Après-Soleil është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Ai është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.

Pas ekspozimit në diell, aplikoni locionin mbi lëkurë të pastër dhe të thatë duke masazhuar butësisht deri sa të përthithet plotësisht nga lëkura.

Përdorimi i përditshëm ndihmon në qetësimin dhe rigjenerimin e lëkurës.

Lait Après Soleil përdoret vetëm pas ekspozimit në diell, për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën në mënyrë të thellë. 

Vetëm për përdorim të jashtëm!

SVR Sun Secure Fluide SPF50+ vjen në formën e një tubeti 50 ml.

Lait Après-Soleil vjen në formën e një tubeti 50 ml.

Përbërësit e SVR Sun Secure Fluide SPF50+ ;  Aqua/Water/Eau, Silica, Diisopropyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Beheneth‑25, Bis‑Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C12‑15 Alkyl Benzoate, C15‑19 Alkane, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glyceryl Stearate Citrate, Isononyl Isononanoate, Acrylates/C12‑22 Alkyl Methacrylate Copolymer, Polyester‑7, Niacinamide, Pentylene Glycol, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Tocopheryl Acetate, Parfum (Fragrance), 1,2‑Hexanediol, Caprylyl Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Arginine, Coco‑Glucoside, Tocopherol, Xanthan Gum, Citric Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Disodium Lauryl Sulfosuccinate, Lepidium Sativum Sprout Extract.

Përbërësit e Lait Après-Soleil ;  Aqua/Water/Eau, Glycerin, Propanediol, Vegetable Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Dicaprylyl Carbonate, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate SE, Niacinamide, Cera Alba/Beeswax/Cire D’abeille, Pentylene Glycol, Sodium Stearoyl Glutamate, Cetearyl Glucoside, Parfum (Fragrance), 1,2‑Hexanediol, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10‑30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Tocopherol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Bacillus Ferment, Lecithin, Lepidium Sativum Sprout Extract, Citric Acid.

 

Back to Top