SVR Sun Secure Self-Tanning Foam, 150ml
SVR Sun Secure Self-Tanning Foam është e përshtatshme për personat me lëkurë të ndjeshme që nuk mund ose nuk duan të ekspozohen ndaj diellit.
Formula është e pasur me DHA me origjinë natyrale, siguron një efekt gradual vetë-nxirës, i cili lejon kontroll optimal të intensitetit të nxirjes deri në arritjen e rezultatit të dëshiruar që është e dukshme që nga aplikimi i parë.
E pasur me akuaporina, ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe ruajtjen e butësisë së saj.
Një kompleks antioksidant (ekstrakt lakër uji + vitaminë E) mbron qelizat nga radikalet e lira dhe ndihmon në ruajtjen e hidratimit. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të intolerantë ndaj diellit.
Tekstura e lehtë shkumë është e lehtë për t’u aplikuar dhe përthithet shpejt, duke lënë lëkurën të butë, të rehatshme dhe të hidratuar në mënyrë të qëndrueshme. Aroma delikate të kujton pushimet verore, për një ndjesi diellore gjatë gjithë vitit!
Formuluar me 98% përbërës me origjinë natyrale.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Siguron ndriçim natyral, falë pranisë së DHA e cila krijon një ngjyrë të dukshme që fillon nga aplikimi i parë dhe mund të intensohet gradualisht çdo ditë.
- Ofron hidratim të thellë dhe mbrojtjhe antioksiduese.
- Testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenik.
- Përdoret për fytyrë dhe trup dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
- I përshtatshëm për të gjithë familjen, për fëmijë dhe të rritur.
SVR Sun Secure Self-Tanning Foam është i përshtasthëm për fëmijë dhe të rritur, për të gjitha llojet e lëkurës.
Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe të thatë, çdo ditë në fytyrë dhe trup deri sa të arrini nxirjen e dëshiruar.
Për mirëmbajtje, aplikoni 2–3 herë në javë.
Lani duart plotësisht pas çdo aplikimi.
Shmangni kontaktin me sytë dhe mukozat.
Kujdes! Ky produkt nuk ofron mbrojtje nga dielli. Gjatë ekspozimit, përdorni gjithmonë krem mbrojtës me SPF.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua/water/eau, Glycerin, Dihydroxyacetone, Propanediol, Glyceryl Glucoside, Caprylyl/Capryl Glucoside, Caramel, Lecithin, Lepidium Sativum Sprout Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Cocoate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Tocopherol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Pentylene Glycol, Parfum/Fragrance.