SUPLEMENTE DHE USHQIME

Swedish Nutra Collagen Bovine Pure Peptide 10 000mg, 500ml

Suplement ushqimor në formë të lëngshme, i formuluar me peptide kolagjeni me origjinë nga gjitarët bovin, për të mbështetur shëndetin e lëkurës, flokëve, thonjëve dhe nyjeve, duke ofruar një dozë të lartë kolagjeni të tipeve I dhe III të hidrolizuar për përthithje të lehtë dhe efektivitet maksimal.
In stock
SKU
swed1
Special Price 2 800 Lekë Regular Price 3 500 Lekë

Suplementi Swedish Nutra Collagen Bovine Pure Peptide 10.000 mg ka një formulë të pasur.

Suplementi Swedish Nutra Collagen 10.000 Bovine Pure Peptide përmban kolagjen të hidrolizuar të pastër, me cilësi të lartë, nga gjitarë, kryesisht nga lopët, (kolagjen tip I dhe III). Ky kolagjen është thelbësor për lëkurë të shëndetshme, flokë dhe thonj të fortë. Një dozë prej 25 ml siguron ushqyerjen ditore për lëkurën, flokët dhe thonjtë, dhe gjithashtu formula e suplementit është e pasur me vitamina dhe minerale të zgjedhura për mbështetje shtesë.

Kolagjeni është një nga blloqet kryesore ndërtuese të kockave, muskujve, tendinave dhe ligamenteve. Ai minimizon vijat e holla dhe rrudhat, redukton dëmtimet nga dielli, përmirëson elasticitetin e lëkurës, mbështet matricën kockore (36% e kockës përbëhet nga kolagjeni tip I dhe III), korrigjon shtratin e dobët ose të dëmtuar të thonjve, mundëson fortësinë tek flokët e hollë, ngadalëson rënien e flokëve, përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit prodhimin e glicinës e cila ndihmon në ndërtimin e muskujve pa yndyrë dhe ndihmon djegien e yndyrës gjatë gjumit.

Përveç kolagjenit, suplementi përmban biotinë që ndihmon në forcimin e flokëve dhe thonjve dhe mbështet funksionimin e sistemit nervor. Acidi hialuronik është një tjetër përbërës i rëndësishëm i suplementit, i cili shërben për të përmirësuar hidratimin e lëkurës dhe për të mbështetur shëndetin e nyjeve. Vitamina B5 (acid pantotenik) hidraton, qetëson dhe rigjeneron lëkurën, ndërsa Vitamina C mbron organizmin nga radikalet e lira dhe është thelbësore për prodhimin e kolagjenit dhe shërimin e plagëve. Suplementi përmban gjithashtu bakër dhe silic, të cilët shërbejnë për të përforcuar shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përmirëson dukshëm shëndetin dhe pamjen e lëkurës, duke e bërë më të fortë, të lëmuar dhe elastike. 
  2. Mbështet rritjen dhe forcimin e flokëve, duke minimizuar hollimin dhe rënien e tyre. 
  3. Forcon thonjtë, duke i bërë më të fortë dhe të shëndetshëm. 
  4. Promovon shëndetin e nyjeve dhe të indit lidhës, duke përmirësuar fleksibilitetin dhe qendrueshmërinë. 
  5. Nxit prodhimin natyral të kolagjenit në trup, duke kontribuar në rinovimin e indeve dhe shërimin e tyre. 
  6. Mundëson hidratim dhe butësi të lëkurës, duke i dhënë shkëlqim dhe freski. 
  7. Përmirëson mirëqenien e përgjithshme, duke mbështetur metabolizmin dhe energjinë. 
  8. Suplementi vjen në një formulë praktike dhe të lehtë për t’u përdorur. 
  9. Formula nuk përmban gluten, laktozë dhe sheqer, kjo e bën të jetë e përshtatshme për dieta të ndryshme.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 25 ml në ditë nga suplementi, të cilën mund të dozoni lehtësisht me anën e matësit që paketimi përmban.

Këshillohet që marrja e suplementit të bëhet para ushqimit ose 1 deri në 2 orë pas ushqimit.

Rekomandohet që përdorimi i këtij suplementi të bëhet për një periudhë kohore nga 4 deri në 12 javë.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Mund të përdoret për një afat kohor prej 2 muajsh nga momenti i hapjes.

500 ml
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 dozë ditore (25 ml) Përqindja e vlerës ditore 

Vitamin C (L-Ascorbic Acid)

120 mg 150%

Vitamin B5 (D-Calcium Pantothenate)

5 mg 83%

Vitamin B6 (Pyridoxine HCL)

1 mg 71%

Vitamin B7 (D-Biotin)

5000 μg 10000%

Vitamin B12 (Methylcobalamin)

24 μg 960%

Copper (Gluconate)

1 mg 100%

Hyaluronic Acid (Sodium Hyaluronate)

50 mg *

Silica (Silicone Dioxide)

7 mg *

Hydrolyzed Collagen (Bovine)

10000 mg *

 

Përbërësit; Ujë i filtruar shumë herë, përzierje e lëngjeve natyrale frutash nga koncentratet: portokall, mollë, mandarinë, guava, papaja, limë, mango, ananas, rrush; kolagjen i hidrolizuar tip I dhe III (kolagjeni i hidrolizuar Pure Peptide përmban aminoacidet: L-glicinë, L-prolinë, L-alaninë, L-hidroksiprolinë, L-acid glutamik, L-argininë, L-acid aspartik, L-serinë, L-lizinë, L-leucinë, L-valinë, L-treoninë, L-fenilalaninë, L-isoleucinë, L-hidroksilizinë, L-metioninë, L-histidinë, L-tirozinë, L-cisteinë), ëmbëltues (fruktozë), vitamina C, aromë natyrale (luleshtrydhe), ngjyrë natyrale (pluhur patate e kuqe), emulsifikues (xanthan gum), ruajtës i freskisë (sorbat kaliumi, benzoat natriumi), bakër, acid hialuronik, acid pantotenik, silikë, biotinë, vitaminë B6, rregullues acidi (acid citrik, acid malik), ëmbëltues (glicozidet e steviolit), vitaminë B12.

100% aromë dhe ngjyrë natyrale.

Back to Top