SUPLEMENTE DHE USHQIME

Swedish Nutra Collagen Marine Pure Peptide 10 000mg, 500ml

Suplement ushqimor në formë të lëngshme, i formuluar me peptide kolagjeni me origjinë nga bota detare, kryesisht nga peshqit, për të mbështetur shëndetin e lëkurës, flokëve, thonjëve dhe nyjeve, duke ofruar një dozë të lartë kolagjeni, i cili përthithet më mirë dhe jep një efekt maksimal.
In stock
SKU
swed2
Special Price 3 000 Lekë Regular Price 3 750 Lekë

Suplementi Swedish Nutra Collagen Marine Pure Peptide 10.000 mg ka një formulë të pasur.

Suplementi Swedish Nutra Marine Collagen 10,000 Pure Peptide përmban kolagjen të hidrolizuar tip I dhe III, me origjinë nga burime detare, kryesisht nga peshqit.

Ky kolagjen është thelbësor për lëkurë të fortë, flokë të shëndetshëm dhe thonj të fortë. Një dozë prej 25 ml e suplementit Marine Collagen siguron ushqyerjen ditore për lëkurën, flokët dhe thonjtë, dhe gjithashtu është e pasur me vitamina dhe minerale të zgjedhura për mbështetje shtesë.

Përveç kolagjenit të hidrolizuar tip I dhe III, suplementi është i pasur me një grup përbërësish shtesë që mbështesin shëndetin dhe bukurinë nga brenda. Acidi hialuronik ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe parandalimin e rrudhave, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe elastike. Biotina kontribuon në forcimin e flokëve dhe thonjve, ndërsa vitamina C mbështet prodhimin natyral të kolagjenit dhe mbron qelizat kundër radikaleve të lira.

Formula përmban gjithashtu vitamina B5, B6, B7 dhe B12, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe mbështesin energjinë dhe metabolizmin e trupit. Përveç tyre, bakri, silic dhe ekstraktet natyrale si aloe vera, çaji jeshil dhe fara rrushi ofrojnë një efekt shtesë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, mbrojtjen e qelizave dhe mirëqenien e përgjithshme.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon lëkurën të duket më e shëndetshme duke i dhënë shkëlqim natyral. 
  2. Flokët bëhen më të fortë, më të gjallë dhe më rezistentë ndaj këptjes ose rënies. 
  3. Thonjtë rriten më shpejt dhe qëndrojnë më të fortë. 
  4. Përmirëson fleksibilitetin dhe komoditetin e nyjeve, duke ndihmuar në aktivitetet e përditshme. 
  5. Mbështet energjinë dhe vitalitetin e përgjithshëm, duke përmirësuar ndjeshëm mirëqenien. 
  6. Ndihmon trupin të rigjenerojë indet dhe të ruajë elasticitetin, duke kontribuar në një pamje më të re dhe më të shëndetshme.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 25 ml në ditë nga suplementi, të cilën mund të dozoni lehtësisht me anën e matësit që paketimi përmban.

Rekomandohet që përdorimi i këtij suplementi të bëhet për një periudhë kohore nga 4 deri në 12 javë.

Këshillohet që marrja e suplementit të bëhet para ushqimit ose 1 deri në 2 orë pas ushqimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Mund të përdoret për një afat kohor prej 2 muajsh nga momenti i hapjes.

500 ml
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 dozë ditore (25 ml) Përqindja e vlerës ditore 

Vitamin C (L-Ascorbic Acid)

120 mg 150,00%

Vitamin B5 (D-Calcium Pantothenate)

5 mg 83,00%

Vitamin B6 (Pyridoxine HCL)

1 mg 71,00%

Vitamin B7 (D-Biotin)

5000 μg 10000,00%

Vitamin B12 (Methylcobalamin)

24 μg 960,00%

Copper (Gluconate)

1 mg 100,00%

Hyaluronic Acid (Sodium Hyaluronate)

50 mg *

Silica (Silicone Dioxide)

7 mg *

Hydrolyzed Collagen (Fish)

10000 mg *

Përbërësit; Ujë i filtruar shumë herë, përzierje e lëngjeve natyrale frutash nga koncentratet: portokall, mollë, mandarinë, guava, papaja, limë, mango, ananas, rrush; kolagjen i hidrolizuar nga peshqit tip I dhe III (kolagjeni i hidrolizuar Pure Peptide përmban aminoacidet: L-glicinë, L-prolinë, L-alaninë, L-hidroksiprolinë, L-acid glutamik, L-argininë, L-acid aspartik, L-serinë, L-lizinë, L-leucinë, L-valinë, L-treoninë, L-fenilalaninë, L-isoleucinë, L-hidroksilizinë, L-metioninë, L-histidinë, L-tirozinë, L-cisteinë), ëmbëltues (fruktozë), vitamina C, aromë natyrale (luleshtrydhe), ngjyrë natyrale (pluhur patate e kuqe), emulsifikues (xanthan gum), ruajtës i freskisë (sorbat kaliumi, benzoat natriumi), bakër, acid hialuronik, acid pantotenik, silikë, biotinë, vitamina B6, rregullues acidi (acid citrik, acid malik), ëmbëltues (glicozidet e steviolit), vitamina B12.

100% aromë dhe ngjyrë natyrale.

Suplementi nuk përmban grurë GMO, gluten, sojë, vezë, arra dhe produkte qumështi.

Back to Top