Swedish Nutra Encapsulated Probiotics, 500ml
Swedish Nutra Encapsulated Probiotics është një suplement probiotik i formuluar për të mbështetur ekuilibrin e sistemit tretës, shëndetin e zorrëve dhe funksionin imunitar. Ai përmban shtame probiotike të enkapsuluara, të mbrojtura nga acidet e stomakut, duke siguruar mbijetesë dhe përthithje optimale në zorrë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Encapsulated Probiotic Complex-> Përbëhet nga shtame probiotike të dobishme të mbrojtura me teknologjinë e mikro-enkapsulimit, e cila ndihmon në ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre gjatë kalimit përmes mjedisit acid të stomakut. Kjo mundëson që bakteret të arrijnë në zorrë në gjendje aktive, duke kontribuar në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës intestinale dhe funksionit normal të tretjes.
- Prebiotic Fibers-> Shërbejnë si substrat ushqyes për bakteret e dobishme të zorrëve, duke mbështetur rritjen dhe aktivitetin e tyre. Ato kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për florën intestinale dhe në mirëmbajtjen e funksionit normal të sistemit tretës.
Teknologjia e mikro-enkapsulimit mbron shtamet probiotike nga ndikimi i acidit gastrik gjatë kalimit në stomak, duke rritur qëndrueshmërinë dhe duke mundësuar që bakteret të arrijnë në zorrë në gjendje aktive.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson ekuilibrin normal të mikroflorës intestinale.
- Kontribuon në funksionin normal të sistemit tretës.
- Përmban probiotikë të enkapsuluar për stabilitet dhe mbijetesë gjatë kalimit në stomak.
- Ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm në zorrë.
- Prebiotikët mbështesin rritjen dhe aktivitetin e baktereve të dobishme.
- Mund të ndihmojë në mirëqenien e përgjithshme të sistemit tretës.
- Formë e lëngshme me shije limoni për përdorim të lehtë dhe të përditshëm.
- I përshtatshëm për përdorim afatgjatë si pjesë e një rutine të shëndetshme.
Suplementi Swedish Nutra Encapsulated Probiotics është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 7 vjeç.
Rekomandohet të merrni një dozë prej 15 ml në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet një herë në ditë, preferushëm në mëngjes pas vaktit të ushqimit për efekt optimal të shtuar.
Ky suplement mund të konsumohet direkt ose mund të përzihet në ujë ose lëng, në varësi të preferecës tuaj.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Tundeni mirë përpara përdorimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
Ingredients; Multi Filtered Water, Vegan Bifidobacterium Lactis, Vegan Lactobacillus Acidophilus, Vegan Lactobacillus Plantarum, Vegan Lactobacillus Salivarius, Vitamin C, Vegan L-Glutamine, Natural Fruit Flavours, Natural Color (Curcumin), Emulsifier (Xanthan Gum), Freshness Preserver (Potassium Sorbate, Sodium Benzoate), Sweetener (Sucralose, Ace K), Acidity Regulator (Citric Acid). 100% Natural Flavors and Colors.