SUPLEMENTE DHE USHQIME

Swedish Nutra Liquid Iron, 500ml

Suplement ushqimor në formë të lëngshme me përqendrim të lartë të hekurit, i formuluar për të kontribuar në formimin e hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut, transportin normal të oksigjenit në organizëm dhe reduktimin e lodhjes apo dobësisë trupore.
In stock
SKU
swed9
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Swedish Nutra Liquid Iron është një suplement me përqendrim të lartë, i krijuar për të rritur nivelet e hekurit dhe për të reduktuar lodhjen. Ai përmban 22 mg hekur (Ferrous Gluconate) për çdo dozë prej 20 ml, së bashku me një kompleks të plotë të vitaminave B dhe Vitaminë C për të përmirësuar përthithjen.

Hekuri është një mineral thelbësor që trupi ka nevojë për të funksionuar mirë. Meqenëse organizmi nuk mund ta prodhojë vetë, ai duhet të merret përmes ushqimit dhe pijeve. Megjithatë, nivelet e ulëta të hekurit janë të zakonshme dhe mund të shkaktojnë lodhje, marramendje dhe vështirësi në përqendrim.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Hekuri (Ferrous Gluconate)-> Përbërësi aktiv kryesor i formulës. Ai kontribuon në formimin normal të hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut, duke mbështetur transportin normal të oksigjenit në trup dhe metabolizmin e energjisë. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes. 
  • Vitamina C-> Rrit përthithjen e hekurit në organizëm dhe vepron si antioksidant, duke përmirësuar funksionin normal të sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Kompleksi i vitaminave B (si B1, B2, B3, B6, B12, etj.)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në funksionimin e sistemit nervor dhe në reduktimin e lodhjes, duke plotësuar veprimin e hekurit në sigurimin e vitalitetit të përgjithshëm. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në formimin normal të hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut. 
  2. Kontribuon në transportin normal të oksigjenit në organizëm. 
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  4. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë. 
  5. Përmirëson funksionin normal të sistemit imunitar. 
  6. Suplementi vjen me një formulë të lëngshme dhe me shije të frutave për përthithje të lehtë dhe përdorim të përshtatshëm ditor.

Suplementi Swedish Nutra Liquid Iron është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme: 

  • Fëmijët e moshës 3 deri në 7 vjeç: Rekomandohet të marrin një dozë prej 5 ml në ditë.
  • Fëmijët e moshës 8 deri në 15 vjeç: Rekomandohet të marrin një dozë prej 10 ml në ditë.
  • Të rriturit mbi moshën 16 vjeç: Rekomandohet të marrin një doze prej 20 ml në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet një herë në ditë, preferushëm në mëngjes pas vaktit të ushqimit për efekt optimal të shtuar.

Ky suplement mund të konsumohet direkt ose mund të përzihet në ujë ose lëng, në varësi të preferecës tuaj.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Tundeni mirë përpara përdorimit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

500 ml.

Ingredients; Multi Filtered Water, Sweetener (Natural Fruit Sugar), Iron, Vitamin C, Riboflavin, Vitamin B6, Thiamine, Acidity Regulator (Citric Acid), Natural Flavours, Freshness Preserves (Potassium Sorbate, Sodium Benzoate), Sweetener (Steviol Glycosides), Natural Color (Purple Potato), Emulsifier (Natural Xanthan Gum), Folic Acid, Organic Fruit & Herbal Blend: Acai Extract, Blueberry Extract, Broccoli Extract, Aloe Vera Extract, Alfalfa Extract, Citrus Bioflavonoids, Barley Grass, Turmeric, Vitamin B12. 100% Natural Flavours and Colors.

Back to Top