Swedish Nutra Magnesium Bisglycinate, 500ml
Swedish Nutra Magnesium Bisglycinate përmban magnez në formë bisglicinate, një formë e kelatuar e njohur për biodisponibilitet të lartë dhe tolerancë të mirë nga sistemi tretës, si dhe përbërës ndihmës të formulës së lëngshme me aromë natyrale portokalli.
Magnez Bisglicinat (Magnesium Bisglycinate) është forma aktive kryesore e suplementit, ku magnezi është i lidhur me aminoacidin glicinë. Kjo formë kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, përmirëson metabolizmin normal të energjisë dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes. Gjithashtu luan rol në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik dhe në funksionin normal të zemrës dhe kockave.
Glicina (si pjesë e kompleksit bisglicinat) kontribuon në përmirësimin e përthithjes dhe tolerancës gastrointestinale të magnezit, duke e bërë formulën më të lehtë për t’u përdorur në mënyrë të përditshme.
Baza e lëngshme me aromë portokalli është formuluar për të lehtësuar konsumimin dhe për të përmirësuar shijen, duke e bërë suplementin më të përshtatshëm për përdorim të rregullt dhe përthithje të shpejtë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në përmirësimin e shëndetit të muskujve dhe sistemit nervor.
- Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik në trup.
- Përmirëson funksionimin normal të zemrës dhe shëndetin e kockave.
- Suplementi vjen në një formë të lëngshme, e cila mundëson përthithje të shpejtë dhe të lehtë.
- Ka një shije të këndshme portokalli që e bën më të lehtë konsumimin.
Suplementi Swedish Nutra Magnesium Bisglycinate është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur.
Rekomandohet të merrni një dozë prej 15 ml në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet një herë në ditë, preferushëm në mëngjes pas vaktit të ushqimit për efekt optimal të shtuar.
Ky suplement mund të konsumohet direkt ose mund të përzihet në ujë ose lëng, në varësi të preferecës tuaj.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Tundeni mirë përpara përdorimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
Ingredients; Magnesium Bisglycinate (magnesium bound with glycine), Natural orange flavor, Sweeteners (if included, are listed on the packaging), Water.