SUPLEMENTE DHE USHQIME

Swedish Nutra Collagen Joint Support, 500ml

Suplement ushqimor në formë të lëngshme i pasur me kolagjen të hidrolizuar dhe përbërës natyralë, i formuluar për të mbështetur shëndetin e nyjeve, për të reduktuar dhimbjen dhe ngurtësinë dhe për të ndihmuar në riparimin e kërcit.
In stock
SKU
swed5
Special Price 2 400 Lekë Regular Price 3 000 Lekë

Suplementi Swedish Nutra Collagen Joint Support ka një formulë të pasur.

Një dozë ditore prej 15 ml përmban kolagjen të hidrolizuar tip II, i cili është kolagjeni kryesor për kërcin dhe kockat, dhe ndihmon në mbrojtjen e nyjeve, duke zvogëluar inflamacionin dhe duke rritur qëndrueshmërinë. Për më tepër, kolagjeni tip I dhe III mbështet elasticitetin dhe fortësinë e lëkurës dhe indeve lidhëse.

Formula e suplementit është e pasur edhe me vitamina C, B12 dhe D, MSM, sulfat kondroitin, sulfat glukozaminë, L-karnitinë dhe ekstrakt kurkume, për të përmirësuar fleksibilitetin, për të reduktuar inflamacionin dhe për të mbrojtur nyjet nga dëmtimet.

  • MSM (Metilsulfonilmetan) – ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe dhimbjeve të nyjeve. 
  • Kondroitin Sulfat – mbështet rigjenerimin e kërcit dhe fleksibilitetin e nyjeve. 
  • Glukozaminë Sulfat – kontribuon në shëndetin e kërcit dhe strukturën e nyjeve. 
  • L-Karnitinë – ndihmon metabolizmin e energjisë në muskuj dhe përmirëson funksionin muskulor. 
  • Vitamina C, B12 dhe D – stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit, mbrojnë qelizat nga radikalet e lira dhe mbështesin shëndetin e kockave. 
  • Ekstrakt Kurkumine – vepron si anti-inflamator natyral për të reduktuar dhimbjen, ngurtësinë dhe ënjtjen e nyjeve.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon nyjet të lëvizin më lirshëm.
  2. Përmirëson elasticitetin dhe fortësinë e kërcit, duke mbështetur aktivitetet e përditshme dhe sportive.
  3. Redukton ndjesinë e ngurtësisë dhe lodhjes në nyje, sidomos pas ushtrimeve fizike ose aktivitetit të gjatë.
  4. Mbështet rigjenerimin e indeve lidhëse, duke kontribuar në shëndetin afatgjatë të nyjeve dhe kockave.
  5. Kombinimi i kolagjenit dhe përbërësve shtesë mund të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të lehtë dhe ënjtjes së nyjeve.
  6. Përbërësit natyralë dhe vitaminat e zgjedhura krijojnë një efekt mbështetës për shëndetin e muskujve dhe të sistemit nervor, duke përmirësuar performancën e përditshme.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 15 ml në ditë nga suplementi, të cilën mund të dozoni lehtësisht me anën e matësit që paketimi përmban.

Këshillohet që marrja e suplementit të bëhet në mëngjes përpara ushqimit, me stomakun bosh, ose në darkë para se të flini.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

500 ml
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 dozë ditore (15 ml) Përqindja e vlerës ditore 

Vitamin C (L-Ascorbic Acid)

120 mg 150,00%

Vitamin B12 (Cyanocobalamin)

5 μg 200,00%

Vitamin D3 (Cholecalciferol)

15 μg 300,00%
Herbs Blend: 2 mg **

Turmeric Powder

1 mg  

Green Tea Powder

1 mg  
Proprietary Joint Blend: 6000 mg **

Hydrolyzed Collagen type 1, 2 & 3

5000 mg  

Methylsulfonylmethane

250 mg  

Chondroitin Sulfate

250 mg  

Glucosamine Sulfate

250 mg  

L-Carnitine

250 mg  

Përbërësit; Ujë i filtruar shumë herë, vitamina dhe lëndë ushqyese, kolagjen i hidrolizuar (përmban aminoacidet: L-glicinë, L-prolinë, L-alaninë, L-hidroksiprolinë, L-acid glutamik, L-argininë, L-acid aspartik, L-serinë, L-lizinë, L-leucinë, L-valinë, L-treoninë, L-fenilalaninë, L-isoleucinë, L-hidroksilizinë, L-metioninë, L-histidinë, L-tirozinë, L-cisteinë), ëmbëltues (fruktozë kristalore), rregullues acidi (acid malik, acid citrik), MSM (metilsulfonilmetan), glukozaminë, kondroitin, L-karnitinë, vitamina C, aromë natyrale frutash, ruajtës i freskisë (sorbat kaliumi, benzoat natriumi), ngjyrë (ekstrakt natyral patate e kuqe), emulsifikues (xanthan gum), ëmbëltues (glicozidet e steviolit), kurkumë, pluhur çaji jeshil, vitamina D dhe B12.

100% aromë dhe ngjyrë natyrale.

Suplementi nuk përmban gluten gruri, sojë, vezë, arra dhe produkte qumështi.

Back to Top