Swedish Nutra True Collagen Marine, 500ml
Suplementi Swedish Nutra True Collagen Marine ka një formulë të pasur.
Swedish Nutra True Collagen Marine 500 ml është një suplement ushqimor me cilësi të lartë në formë lëngu, i pasuruar me kolagjen marin të hidrolizuar të tipit I dhe III, që vjen nga bota detare, kryesisht nga lëkura, luspat dhe indet lidhëse të peshqve. Ky kolagjen është identik me kolagjenin natyral njerëzor, duke siguruar përthithje optimale dhe efikasitet të lartë. Suplementi është projektuar për të mbështetur shëndetin dhe pamjen e jashtme të lëkurës, flokëve dhe thonjve, si dhe për të ruajtur funksionimin normal të nyjeve dhe kockave.
Përbërësit kryesorë të suplementit dhe efektet e tyre janë:
- Kolagjen marin i hidrolizuar (Tipi I dhe III) – 11,000 mg për dozë: Ky kolagjen përmban aminoacidet thelbësore që ndihmojnë në mbështetjen e elasticitetit dhe forcës së lëkurës, rigjenerimin e flokëve dhe thonjve, si dhe shëndetin e nyjeve dhe kockave.
- Vitaminë C – 80 mg (100% RWS): Ndihmon në prodhimin natyral të kolagjenit, mbështet sistemin imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.
Me kalimin e viteve, kryesisht pas moshës 25 vjeç, prodhimi natyral i kolagjenit nga trupi fillon të bjerë, duke ndikuar në elasticitetin e lëkurës, forcën e flokëve dhe shëndetin e nyjeve. Suplementi Swedish Nutra True Collagen Marine ofron një dozë të lartë kolagjeni marin të cilësisë së lartë, duke mbështetur trupin në mënyrë natyrale dhe efektive. Formulimi me vitaminë C dhe kolagjenin marin të tipit I dhe III e bën këtë suplement një zgjedhje ideale për kujdesin e përditshëm të lëkurës, flokëve, thonjve dhe nyjeve.
Të gjitha arsyet e sipërpërmendura e bëjnë suplementit të jetë i përshtatshëm për përdorim nga gratë dhe burrat, kryesisht mbi moshën 25 vjeç që duan të ruajnë një pamje rinore, shëndet të mirë të lëkurës, flokëve dhe thonjve dhe gjithashtu për individë aktivë fizikisht dhe gjatë periudhave të rikuperimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Rrit elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin e shenjave të plakjes.
- Forcon flokët dhe thonjtë, duke i bërë më të shëndetshëm dhe të fortë.
- Mbështet shëndetin e nyjeve dhe kockave, duke ndihmuar në rigjenerimin e kërcit.
- Suplementi ka një përthithje të shpejtë dhe biodisponibilitet të lartë falë formës së tij të lëngshme.
- Formula e suplementit nuk përmban sheqer, gluten dhe GMO, duke e bërë të sigurt për konsum të përditshëm.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 25 ml në ditë nga suplementi, të cilën mund të dozoni lehtësisht me anën e matësit që paketimi përmban.
Këshillohet që marrja e suplementit të bëhet para ushqimit ose 1 deri në 2 orë pas ushqimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Mund të përdoret për një afat kohor prej 2 muajsh nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 dozë ditore (25 ml) | Përqindja e vlerës ditore |
|
Calories |
40 | |
|
Protein |
10 g | |
|
Vitamin C (as L-Ascorbic Acid) |
120 mg | 113 % |
|
Vitamin D3 (as Cholecalciferol) |
60 µg | 300 % |
|
Vitamin B5 (as D-Calcium Pantothenate) |
5 mg | 100 % |
|
Vitamin B6 (as Pyridoxine HCl) |
1.7 mg | 100 % |
|
Vitamin B12 (as Methylcobalamin) |
24 µg | 1000 % |
|
Biotin |
5000 µg | 16667 % |
|
Selenium |
27.5 µg | 50% |
|
Sodium |
44 mg | 2 % |
|
Silica (Silicone Dioxide) |
50 mg | * |
|
Hyaluronic Acid (Sodium Hyaluronate) |
50 mg | * |
|
Hydrolyzed Fish Collagen |
11000 mg | * |
Përbërësit; Ujë i pastër i filtruar, kolagjen marin i hidrolizuar tip 1 dhe 3 (përmban aminoacidet: L-glycine, L-proline, L-alanine, L-hydroxyproline, L-glutamic acid, L-arginine, L-aspartic acid, L-serine, L-lysine, L-leucine, L-valine, L-threonine, L-phenylalanine, L-isoleucine, L-hydroxylysine, L-methionine, L-histidine, L-tyrosine, L-cysteine), vitaminë C, aromë (aromë natyrale), ngjyrë (pluhur patate të ëmbla), emulsifikues (xanthan gum), ruajtës i freskisë (potassium sorbate, sodium benzoate), acid hialuronik, silikë, acid pantotenik, biotinë, vitaminë B6, selenium, ëmbëlsues (glikozidet e stevias, sucralose), rregullues aciditeti (acid citrik), vitaminë D, vitaminë B12.
Aromë dhe ngjyrë 100% natyrale.
Suplementi është pa GMO dhe nuk përmban grurë, gluten, sojë, vezë, arrëra, produkte qumështi dhe sheqer.