SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova Calcium Magnesium 2:1 Complex x 50 Kapsula

Suplement ushqimor i dizajnuar për të mbështetur shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe funksionin muskulor, duke kombinuar kalciumin dhe magneziumin me një përzierje bimësh dhe lëndësh ushqyese për përthithje maksimale dhe mirëqenie të përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
terra54
Special Price 1 420 Lekë Regular Price 1 770 Lekë

Suplementi Terranova Calcium Magnesium 2:1 Complex ka një formulë shumë aktive që kombinon kalciumin dhe magneziumin në raport 2:1, e përforcuar me bimë dhe super ushqime të kompleksit Magnifood. Ky suplement me bazë bimore është i krijuar për të përmirësuar përthithjen e mineraleve dhe për të mbështetur shëndetin e kockave, muskujve dhe metabolizmin.

Kalciumi dhe magneziumi janë minerale thelbësore, të domosdoshme për ruajtjen e kockave të forta, muskujve të shëndetshëm dhe funksionit të përgjithshëm metabolik. Kalciumi mbështet dendësinë e kockave dhe forcën skeletore, ndërsa magneziumi kontribuon në kontraktimin normal të muskujve, funksionin nervor dhe prodhimin e energjisë.

Së bashku, ata punojnë në mënyrë sinergjike për të mbështetur shëndetin optimal, duke ndihmuar në ruajtjen e integritetit të kockave dhe parandalimin e mungesave që mund të ndikojnë në performancën fizike, sinjalizimin nervor dhe funksionin kardiovaskular.

Përbërësit e suplementit Terranova Calcium Magnesium 2:1 Complexdhe vetitë e tyre janë:

  1. Krundet e Orizit të Stabilizuara (SRB): Mbështet furnizimin me magnezium dhe mund të ulë ekskretimin e kalciumit. 
  2. Gjethe Hithrës (Nettle Leaf): E pasur me kalcium, magnezium, bor, vitaminë K, vitaminë D, silici, zink dhe vitaminë C. 
  3. Horsetail Spring Shoot: Siguron lëndë ushqyese që rrisin kalciumin dhe silici për integritetin skeletor. 
  4. Rizomë dhe Rrëngë Xhenxhefili (Ginger Rhizome & Root): Mbështet aktivitetin tretës për përmirësimin e përthithjes së mineraleve. 
  5. Lule dhe Gjethe Alfalfa: Burim i kalciumit, magneziumit, vitaminës K, borit dhe izoflavoneve. 
  6. Farat e Kungullit (Pumpkin Seed): Sigurojnë zink, magnezium dhe vitaminë K për mbështetjen e shëndetit të kockave.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Suplementi siguron mbështetje për shëndetin e kockave, falë kalciumit dhe magnezit të cilët ruajnë dendësinë e kockave dhe forcën skeletore.
  2. Suplementi mbështet kontraktimin normal të muskujve dhe sinjalizimin nervor, falë pranisë së magnesit në formulë.
  3. Suplementi ka një përthithje të përmirësuar falë komplesit Magnifood e cila ndihmon në rritjen e përthithjes dhe biodisponibilitetit të lëndëve.
  4. Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale.

Rekomandohet që të merret si suplement ushqimor, 2 deri në 4 kapsula në ditë, së bashku me ushqim.

Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, përveçse sipas këshillës së një profesionisti të kujdesit shëndetësor.

Nëse jeni duke marrë medikamente të përshkruara me recetë, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij produkti.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula
Përbërësit  Vlerat mesatare për 4 kapsula

MAGNIFOOD Complex

500mg
Ofron:  

Stabilised Rice Bran

 250mg

Nettle Leaf

100mg

Horsetail Spring Shoot

50mg

Ginger Rhizome

50mg

Alfalfa Flower & Leaf

25mg

Pumpkin Seed

25mg

Calcium (as carbonate, citrate)

500mg

Vegetable Capsule Shell

472mg

Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale 100%.

Suplementi nuk përmban gluten, qumësht, sojë, përbërës shtazorë, konservantë, ngjyra ose aditivë.

Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top