SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova CoQ10 100mg Complex x 50 Kapsula

Suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në prodhimin e energjisë qelizore, si edhe për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe mbrojtjen antioksidante.
In stock
SKU
terra69
Special Price 3 765 Lekë Regular Price 4 706 Lekë
-20%

Suplementi Terranova CoQ10 100 mg Complex është një suplement me potencë të lartë, i dizajnuar për të ofruar një dozë të përqendruar të Koenzimës Q10, i përmirësuar me një përzierje unike të kompleksit Magnifood të super ushqimeve dhe përbërësve bimorë. Kjo formulë maksimizon përthithjen dhe biodisponibilitetin, duke mbështetur funksionin kardiovaskular, prodhimin e energjisë dhe mbrojtjen antioksidante.

Koenzima Q10 (CoQ10) është një përbërës jetik i përfshirë në prodhimin e energjisë brenda qelizave, veçanërisht në mitokondri. Ajo mbështet shëndetin kardiovaskular duke ndihmuar gjenerimin efikas të energjisë në zemër, ndërkohë që vepron edhe si një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga stresi oksidativ. Nivelet e mjaftueshme të CoQ10 janë thelbësore për vitalitetin e përgjithshëm, duke mbështetur metabolizmin e energjisë, performancën fizike dhe plakjen e shëndetshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhevetitë e tyre janë: 

  • Koenzima Q10 (100 mg)-> Mbështet prodhimin e energjisë qelizore dhe shëndetin kardiovaskular. 
  • Krunde orizi të stabilizuara-> Të pasura me tokotrienole dhe përbërës të vitaminës E që veprojnë në mënyrë sinergjike me CoQ10. 
  • Gjembi i detit (Sea Buckthorn) & manaferrat Acai-> Përmbajnë vajra natyralë dhe flavonoide që përmirësojnë përthithjen e CoQ10. 
  • Gjethe angjinare-> Stimulojnë acidet biliare për të ndihmuar përthithjen e CoQ10.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Promovon shëndetin e zemrës dhe gjenerimin efikas të energjisë.
  2. Mbështet funksionin mitokondrial dhe vitalitetin e përgjithshëm.
  3. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe radikalet e lira.
  4. Suplementi ka një përthithje dhe biodisponibilitet të përmirësuar.
  5. Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, përveçse sipas këshillës së një profesionisti të kujdesit shëndetësor.

Nëse po merrni barna antikoagulante (hollues të gjakut), barna anti-hipertensive ose ndonjë medikament tjetër të përshkruar me recetë, konsultohuni me mjekun para përdorimit të këtij produkti.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula.
Përbërësit  Vlerat mesatare për 1 kapsulë
MAGNIFOOD COMPLEX 435mg
Përmban:  

   Stabilised Rice Bran

250mg

   Acai Berry 

75mg

   Sea Buckthorn Berry/Leaf

75mg

   Artichoke Leaf 

35mg

Vegetarian Capsule Shell (hydroxypropyl methylcellulose)

118mg

CoQ10 (coenzyme Q10 - as ubiquinone)

100mg

Larch Tree Arabinogalacton

8.25mg

Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale 100%

Suplementi nuk përmban gluten, grurë, produkte qumështi, sojë, shtesa apo konservues.

Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top