SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova Cranberry 300mg x 50 Kapsula

Suplement ushqimor natyral i formuluar për të përmirësuar shëndetin e traktit urinar, duke ofruar antioksidantë të fuqishëm dhe përbërës bioaktivë nga lëngu i boronicës së kuqe, të përqendruar për mbrojtje dhe mirëqenie të përditshme.
In stock
SKU
terra51
Special Price 1 820 Lekë Regular Price 2 275 Lekë
-20%

Suplementi Terranova Cranberry 300 mg është një suplement cilësor, i cili ofron një nga përqendrimet më të larta të antioksidantëve që gjenden në çdo frut të zakonshëm, duke mbështetur shëndetin e traktit urinar dhe mirëqenien e përgjithshme. I përforcuar me përzierjen ekskluzive Magnifood të bimëve dhe ushqimeve të pasura me fito përbërës, ai optimizon biodisponibilitetin e lëndëve ushqyese dhe garanton një formulim natyral.

Boronicat e kuqe janë të pasura me antioksidantë dhe përbërës unikë bimore që ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të traktit urinar. Këta përbërës mund të parandalojnë që bakteret të ngjiten në shtresën e traktit urinar, duke mbështetur funksionin e shëndetshëm të sistemit urinar. Për më tepër, boronicat e kuqe ofrojnë mbrojtje antioksiduese, duke reduktuar stresin oksidativ dhe duke kontribuar në shëndetin e përgjithshëm qelizor.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Fruti organik i Boronicës së Kuqe (300mg): I ngrirë dhe tharë për të ruajtur aktivitetin maksimal antioksidues dhe për të mbështetur shëndetin e traktit urinar. 
  • Përzierja Magnifood: Një kompleks sinergjik i bimëve dhe ushqimeve të pasura me fito përbërës që rrit përthithjen dhe efektivitetin e lëndëve ushqyese.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e funksionit të shëndetshëm të traktit urinar.
  2. Siguron mbrojtje kundër stresit oksidativ, falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.
  3. Suplementi siguron një fuqi thuajse maksimale, sepse boronicat e kuqe organike të ngrira dhe të tharë ruajnë lëndët ushqyese dhe përbërësit aktivë.
  4. Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, përveçse sipas këshillës së një profesionisti të kujdesit shëndetësor.

Nëse jeni duke marrë medikamente të përshkruara me recetë, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij produkti.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula.
Përbërësit  Vlerat mesatare për 1 kapsulë

Cranberry 

300mg

Vegetarian Capsule Shell

95mg

Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale 100%.

Suplementi nuk përmban grurë, gluten, sojë, qumësht, aditivë, sheqer, ngjyra, aromatizues ose konservantë.

Suplement i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top