Terranova Dandelion, Artichoke & Cysteine Complex x 50 Caps
Terranova Dandelion, Artichoke & Cysteine Complex është një suplement ushqimor i formuluar për të përmirësuar funksionin normal të mëlçisë dhe proceset natyrore të detoksifikimit të organizmit. Ai kombinon ekstrakte bimore tradicionale si rrënja e luleradhiqes, gjethet e angjinareve dhe kokrrat e schisandra-s me përbërës të pasur antioksidantë si shafrani i Indisë, çaji jeshil, sea buckthorn, kale dhe krunde orizi të stabilizuar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Rrënja e luleradhiqes (Dandelion)-> Ndihmon rrjedhën normale të tëmthit për mbështetjen e proceseve të detoksifikimit të mëlçisë.
- Gjethet e angjinareve (Artichoke)-> Kontribuojnë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e qelizave të mëlçisë.
- Kokrrat e Schisandra-s-> Mbështesin proceset e detoksifikimit të fazës I dhe II.
- Rrënja e shafranit të Indisë (Turmeric)-> Ofron mbështetje antioksiduese dhe ndihmon aktivitetin enzimatik të detoksifikimit.
- Sea Buckthorn (frut dhe gjethe)-> I pasur me fitonutrientë që mbrojnë shëndetin e mëlçisë.
- Gjethet e çajit jeshil-> Katekinat ndihmojnë në mbrojtjen nga oksidimi i yndyrnave në mëlçi.
- Kale & Green Barley Grass-> Të pasura me antioksidantë dhe enzima që ndihmojnë eliminimin e substancave të padëshiruara.
- Krunde orizi e stabilizuar-> Ofron mbi 100 antioksidantë që mbështesin mbrojtjen qelizore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në mbështetjen e fazave I dhe II të proceseve natyrore të detoksifikimit.
- Ndihmon në eliminimin e substancave të padëshiruara dhe mbështet proceset natyrale të pastrimit të organizmit.
- Mbron qelizat e mëlçisë nga dëmtimi i shkaktuar nga stresi oksidativ.
- Pa mbushës, lidhës, ngjyrues apo konservues artificialë.
Terranova Dandelion, Artichoke & Cysteine Complex është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Ingredients; Dandelion Root,Turmeric Root,Artichoke Leaf,Schisandra Berry,Sea Buckthorn Berry & Leaf,Green Tea Leaf,Kale ,Green Barley Grass.