SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova Digest Challenge x 50 Caps

Një suplement enzimash tretëse me bazë bimore dhe me përqendrim të lartë, i formuluar për të ndihmuar funksionin normal të tretjes dhe për të përmirësuar mirëqenien gastrointestinale.
In stock
SKU
terra91
Special Price 3 900 Lekë Regular Price 4 875 Lekë
-20%

Terranova Digest Challenge është një suplement ushqimor me bazë bimore i formuluar për të përmirësuar funksionin normal të sistemit tretës. Falë kombinimit të enzimave tretëse, ekstrakteve bimore dhe kompleksit ekskluziv Magnifood, kjo formulë ndihmon në procesin natyral të zbërthimit të proteinave, glutenit dhe laktozës, duke kontribuar në një tretje më të lehtë dhe një ndjesi më të mirë të rehatisë gastrointestinale.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Enzimat Proteazë dhe Laktozë-> Ndihmojnë në zbërthimin e proteinave, laktozës dhe sheqernave të qumështit.
  • Rrënja e xhenxhefilit-> Tradicionalisht përdoret për të lehtësuar tretjen dhe për të ndihmuar në reduktimin e ndjesisë së të përzierave. 
  • Kardamomi-> Ndihmon në qetësimin e sistemit tretës dhe në përmirësimin e rehatisë pas vakteve. 
  • Melisa (Lemon Balm)-> Kontribuon në relaksimin e traktit tretës dhe ndihmon në uljen e stresit tretës. 
  • Magnifood Complex-> Një përzierje unike e ekstrakteve bimore të thara me ngrirje që mbështet shëndetin e zorrëve dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron tretjen normale përmes enzimave proteazë dhe laktazë që ndihmojnë në zbërthimin e proteinave dhe sheqernave nga gluteni dhe produktet e qumështit. 
  2. Ndihmon në reduktimin e fryrjes dhe parehatisë pas vakteve. 
  3. Kombinon veprimin sinergjik të xhenxhefilit, kardamomit dhe melisës për të përmirësuar dhe qetësuar sistemin tretës. 
  4. Siguron përthithje optimale të lëndëve ushqyese.

Terranova Digest Challenge Capsules është I përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula.

DY KAPSULA VEGJETARIANE PËRMBAJNË ZAKONISHT:

PËRZIERJA ENZIMATIKE 500 mg

  • Proteazë (A. oryzae) – 75,000 HUT
  • Proteazë (A. niger) – 150 SAPU
  • Proteazë (A. niger) – 250 DPPIV
  • Laktazë (A. oryzae) – 2,500 ALU

BioCore Optimum Complete 80 mg

  • Proteazë (A. oryzae) – 14,690 HUT
  • Amilazë (A. oryzae) – 2,545 DU
  • Laktazë (A. oryzae) – 727 ALU
  • Glukoamilazë (A. niger) – 6.5 AGU
  • Alfa-galaktozidazë (A. niger) – 109 GalU
  • Proteazë (A. niger) – 7.3 SAPU
  • Invertazë (S. cerevisiae) – 291 SU
  • Lipazë (C. rugosa) – 349 FIP
  • Glukoamilazë (R. oryzae) – 0.72 AGU
  • Lipazë (A. niger) – 7.27 FIP
  • Lipazë (R. oryzae) – 7.27 FIP

KOMPLEKSI MAGNIFOOD 203 mg

  • Rizomë/rrënjë xhenxhefili (Zingiber officinale) – e freskët, e tharë me ngrirje – organike – 50 mg
  • Bishtajë kardamomi (Elettaria cardamomum) – organike – 50 mg
  • Melisa (Melissa officinalis L.) – 50 mg
  • Rrënjë gentiane (Gentiana lutea) – 50 mg
  • Ekstrakt i frutit të piperit të zi (si BioPerine® – Piper nigrum) – 3 mg
  • Kapsulë vegjetariane (hidroksipropil metilcelulozë)
Back to Top