Terranova Digest PBD x 50 Caps
Terranova Digest PBD është një suplement ushqimor i formuluar për të përmirësuar funksionin normal të sistemit tretës, veçanërisht tek personat që ndjekin dieta vegjetariane ose me bazë bimore. Ai kombinon një kompleks enzimash tretëse me përbërës bimorë si xhenxhefili, kardamomi dhe rrënja e gentianës, për të ndihmuar në tretjen më të lehtë të fibrave, niseshtes dhe sheqernave. Falë kompleksit ekskluziv Magnifood, i cili përfshin ushqime të plota të thara me ngrirje dhe bimë me përmbajtje të ulët FODMAP, ky suplement kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit tretës dhe mirëqenies së përgjithshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Enzimat tretëse-> Ndihmojnë në zbërthimin e proteinave, karbohidrateve, amidonit dhe sheqernave.
- Rrënja e xhenxhefilit-> Përdoret tradicionalisht për të përmirësuar tretjen dhe për të qetësuar stomakun.
- Kardamomi-> Ndihmon në stimulimin e funksionit tretës dhe lehtësimin e shqetësimeve digestive.
- Rrënja e gentianës-> Bimë me shije të hidhur që nxit prodhimin e acidit gastrik dhe enzimave tretëse.
- Magnifood Complex-> Përzierje e bimëve dhe ushqimeve të plota të thara me ngrirje, që përmirëson përthithjen dhe mirëqenien e zorrëve.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Përzierja e enzimave ndihmon në zbërthimin e fibrave, niseshtes dhe sheqernave me origjinë bimore.
- Ndihmon në minimizimin e shqetësimeve digestive të lidhura me ushqimet.
- Përmban përbërës natyralë të tillë si xhenxhefil, kardamom dhe rrënjë gentiane për të stimuluar funksionin tretës.
- Formulë e pastër e përshtatshme për përdorim të përditshëm.
Terranova Digest PBD është e përshtatshme të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
NJË DOZË PREJ DY KAPSULASH VEGJETARIANE ZAKONISHT PËRMBAN:
PBD ENZYME BLEND – 500 mg
- Pektinazë (A. niger) – 40 Endo-PGU
- Alfa-galaktozidazë (A. niger) – 1,000 GaIU
- Maltazë (A. oryzae) – 200 DP
- Amilazë (A. oryzae) – 2,400 DU
- Proteazë (Bacillus sp.) – 14,500 HUT
- Celulazë (T. longibrachiatum) – 1,000 CU
- Lipazë (A. oryzae) – 3,000 FIP
- Glukoamilazë (A. niger / R. oryzae) – 30 AGU
- Invertazë (S. cerevisiae) – 800 SU
- Hemicelulazë (T. longibrachiatum) – 200 HCU
- Beta-glukanazë (A. niger) – 20 BGU
- Xilanazë (T. longibrachiatum) – 50 XU
MAGNIFOOD COMPLEX – 353 mg
- Rrënjë xhenxhefili (Zingiber officinale) – e freskët, e tharë me ngrirje, organike – 100 mg
- Kapsula e kardamomit (Elettaria cardamomum) – organike – 100 mg
- Melisë (Melissa officinalis L.) – 100 mg
- Rrënjë gentiane (Gentiana lutea) – 50 mg
- Ekstrakt i frutit të piperit të zi (BioPerine® – Piper nigrum) – 3 mg
- Mbështjellësi i kapsulës vegjetariane: hidroksipropil metilcelulozë