Terranova Fermented Lion’s Mane x 50 Caps
Terranova Fermented Lion’s Mane Capsules është një suplement ushqimor premium me bazë kërpudhën Lion’s Mane (Hericium erinaceus) të fermentuar, i formuluar për të përmirësuar funksionin njohës, qartësinë mendore dhe shëndetin e sistemit nervor. Procesi i fermentimit rrit biodisponueshmërinë e përbërësve aktivë, duke mundësuar përthithje dhe shfrytëzim më efikas nga organizmi.
Ky suplement përmban një formulë të pastër, pa aditivë dhe pa përbërës të panevojshëm si gluten, sojë, qumësht apo mbushës, duke qenë i përshtatshëm edhe për veganët. Kërpudha Lion’s Mane njihet tradicionalisht për përbërësit e saj aktivë, të cilët përmirësojnë funksionin normal të trurit dhe sistemit nervor, si dhe kontribuojnë në ruajtjen e performancës njohëse dhe kujtesës.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Lion’s Mane i fermentuar (Hericium erinaceus)-> I pasur me hericenone dhe erinacine, përbërës aktivë të njohur për mbështetjen e faktorit të rritjes nervore (NGF), shëndetit të trurit dhe mirëqenies së sistemit tretës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Nxit kujtesën, përqendrimin dhe fokusin.
- Ndihmon në riparimin e nervave dhe krijimin e lidhjeve të shëndetshme nervore.
- Kontribuon në ruajtjen e një sistemi nervor të ekuilibruar dhe reagues.
- Përdoret tradicionalisht për të qetësuar ulcerat dhe gastritin.
- Procesi i fermentimit rrit fuqinë dhe biodisponueshmërinë e përbërësve aktivë.
Terranova Fermented Lion’s Mane Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Çdo kapsulë vegjetariane përmban:
Lion’s Mane i fermentuar (Hericium erinaceus) – kulturë kërpudhe e tharë me ngrirje HE12
250 mg
Analizë tipike:
-
12% polisakaride
-
7% beta-glukanë