Terranova Folate (Methylfolate) 400μg Complex x 50 Kapsula
Suplementi Terranova Folate (Methylfolate) 400µg Complex është një suplement ushqimor vegan që siguron folate në formën e tij aktive, calcium L-methylfolate, e cila absorbohet lehtësisht nga trupi. Ai është i pasur me një përzierje sinergjike të ushqimeve të plota, të njohur si kompleksi Magnifood,i cili shkërben për të rritur biodisponibilitetin dhe efektivitetin.
Folati është forma e gatshme për përdorim nga trupi e Acidit Folik, është një vitaminë B dhe kontribuon në disa procese brenda trupit, ku më i njohuri është mbështetja e rritjes së indeve materne gjatë shtatzënisë. Acidi folik është një suplement i cili rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për ato që përpiqen të mbeten shtatzënë. Ai mund të gjendet në ushqime të ndryshme, si perimet me gjethe jeshile të errët, por për të siguruar nivelin adekuat të marrjes, veçanërisht para dhe pas konceptimit, rekomandohet fuqimisht marrja e një suplementi. Nivelet e ulëta të acidit folik janë provuar si një faktor rreziku në zhvillimin e defekteve nervore tek fetusi në zhvillim.
Edhe pse folatet janë veçanërisht të rëndësishme për gratë para dhe gjatë shtatzënisë për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit, ato janë thelbësore edhe për shëndetin qelizor, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, riparimin e ADN-së, shëndetin kardiovaskular dhe funksionin e trurit, për të gjithë.
Përbërësit e suplementit Terranova Folate (Methylfolate) 400μg Complex dhe vetitë e tyre janë:
- Stabilized Rice Bran: Mbështet strukturën ushqyese të produktit dhe mund të ndihmojë në stabilizimin e përthithjes së lëndëve ushqyese.
- Beetroot Juice & Greens (Beta vulgaris): Burim natyral i folateve dhe antioksidantëve që ndihmojnë shëndetin qelizor dhe metabolizmin.
- Spinach (Spinacia oleracea): Burim i folateve, hekurit dhe fito përbërësve që mbështesin energjinë dhe qarkullimin.
- Pumpkin Seed (Cucurbita pepo): Ofron minerale të dobishme si zinku dhe antioksidantë për funksionin e përgjithshëm trupor.
- Folate (as Calcium L Methylfolate): Forma aktive dhe e lehtë për t’u përthithur e vitaminës B9, e cila është e rëndësishme për prodhimin e qelizave, sistemin nervor dhe metabolizmin e energjisë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Suplementi mbështet zhvillimin e shëndetshëm të fetusit, sepse ndihmon në reduktimin e rrezikut të defekteve të tubit nervor kur merret para dhe gjatë shtatzënisë së hershme.
- Suplementi ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke parandaluar aneminë dhe duke reduktuar lodhjen.
- Siguron mbështetje për shëndetin qelizor dhe riparimin e materialit gjenetik.
- Kontribuon në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe mirëfunksionimin e zemrës, falë ruajtjes së nivele të shëndetshme të homocisteinës.
- Mund të përmirësojë qartësinë mendore, fokusin dhe mirëqenien emocionale.
- Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale.
Rekomandohet që të merret si suplement ushqimor, 1 kapsulë në ditë, së bashku me ushqim.
Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim i një diete të larmishme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse po merrni medikamente të përshkruara me recetë, konsultohuni me mjekun para përdorimit të këtij produkti.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur dhe i rekomanduar për t'u përdorur nga të dyja gjinitë.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 kapsulë |
| MAGNIFOOD COMPLEX | 500mg |
| Ofron: | |
|
Stabilised Rice Bran |
200mg |
|
Beetroot Juice/Greens |
150mg |
|
Spinach Leaf |
75mg |
|
Pumpkin Seed |
75mg |
|
Vegetarian Capsule Shell (hydroxypropyl methylcellulose) |
95mg |
|
Folate (as calcium L-methylfolate) |
400mcg |
Suplementi ka një formulë të pastër dhe natyrale 100%
Suplementi nuk përmban mbushës, lidhës, aditivë artificialë, konservantë, ngjyra apo aromatizues.
Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.