SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova Intense Greens Super Shake Powder, 224g

Suplement ushqimor në formë pluhuri me bazë bimore, i pasur me lëndë ushqyese, i formuluar për të kontribuar në proceset e detoksifikimit dhe procesin e tretjes, si edhe për të ruajtur nivelet e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme të organzmit.
In stock
SKU
terra92
Special Price 6 469 Lekë Regular Price 8 086 Lekë
-20%

Terranova Intense Greens Super Shake Powder është një suplement ushqimor me bazë bimore në formë pluhuri, i formuluar me një kombinim sinergjik të krundeve të orizit, barishteve të drithërave, mikroalgave, perimeve jeshile të thara me ngrirje, probiotikëve dhe enzimave tretëse.

Falë përbërjes së tij të pasur dhe kompleksit Magnifood, kjo formulë ndihmon në përmirësimin e përthithjes dhe biodisponibilitetin e lëndëve ushqyese, duke përmirësuar në mënyrë të natyrshme energjinë, funksionin normal të sistemit tretës dhe mbrojtjen antioksiduese të organizmit.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Përbërës aktivë nga krundet e orizit-> Të pasur me antioksidantë, beta-glukanë, tokotrienole, fitosterole, koenzimë Q10, vitamina dhe minerale. 
  • Bimë drithërash (cereal grasses)-> Ofron klorofil, vitamina, minerale dhe enzima; ekuivalente me një dozë 28 ml lëng bari gruri. 
  • Mikroalga-> Siguron klorofil, fikocianinë, karotenoide, proteina, enzima, vitamina dhe minerale. 
  • Perime jeshile të freskëta të thara me ngrirje-> Përmbajnë glukozinolate, sulforafan, karotenoide, vitamina, minerale dhe enzima aktive. 
  • Probiotikë-> Pesë shtame të mbështetura nga kërkime shkencore për ekuilibrin e florës intestinale dhe mbështetje të tretjes. 
  • Enzima tretëse-> Ndihmojnë në zbërthimin dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  • Kontribuon në energjinë dhe vitalitetin natyral përmes përmbajtjes së lartë me vitamina, minerale dhe antioksidantë nga perimet e gjelbra. 
  • Ndihmon funksionin normal të sistemit tretës dhe përthithjen e lëndëve ushqyese përmes probiotikëve dhe enzimave tretëse. 
  • Ofron mbrojtje antioksiduese nga përbërësit aktivë të krundeve të orizit, mikroalgave dhe perimeve të thara me ngrirje. 
  • Siguron përthithje optimale të lëndëve ushqyese.

Terranova Intense Greens Super Shake Powder është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të përzieni 1 lugë matëse (rreth 8 g) çdo ditë në pijen tuaj të preferuar. Përzihet lehtësisht me ujë, lëng frutash, ujë kokosi ose qumësht me bazë bimore (qumësht bajamesh, orizi ose kokosi). Mund të shtohet gjithashtu në smoothie-t e mëngjesit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 224 g.

Ingredients: Rice Bran Actives, Wheatgrass Jucie, Spirulina & Chlorella, Green Barley Grass, Kale, Nettle & 6 other freeze Dried Greens, 5 Probiotic Strains, 7 Digestive Enzymes.

Back to Top